Tetori muaji luftës kundër kancerit të gjirit

0
741

Ndonjëherë mjafton vetëm një shqetësim i vogël për të kuptuar sesa e rëndësishme është jeta. Ne jemi pjesë e luftës. Cdo 19 sekonda dikush në botë diagnostikohet nga sëmundja e kancerit të gjirit. Ajo që është më e rëndësishme për të luftuar këtë lloj sëmundje është sensibilizimi, për vetkontrollim. Mere jetën tënde në duart e tua, kjo betejë luftohet nëse ekzaminohet në kohë. Femrat duhet të sensibilizohen per te qene të forta për të ekzaminuar cdo problematik në lidhje me kancerin e gjirit. Këto dhe shumë të tjera u përmendën në tubimin organizuar nga kryeinfermierja e qëndrës shëndetësore ne njësinë administrative të bashkisë së Selenicës në Vllahinë Znj Thëllëza Asllanaj. Nxënës, mësues dhe punonjs të kësaj njësie së bashku me stafin e mjekëve dhe infermerisë ju bashkangjitën këtij tubimi në formë sensibilizimi me mesazhe dhe thirje për një ndërgjegjësim të femrës. Ka një shtim të madh të numrit të të diagnostikuarëve me këtë sëmundje, cdo vit diagnostikohen në Shqipëri rreth 550 vajza dhe gra. Ky është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje, prandaj ne kuader te muajit tetor dhe luftes kunder kancerit te gjirit mesazhi që u përcoll ishte mjaft i qart për një sensibilizim ndaj femrës. Angazhimi në aktivitete të përditëshme fizike, ruajtja e një peshe normale të trupit, si dhe ushqyerja e shëndetëshme ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit ishin kryefjale e kesaj fushate.

SHKROI: Anila Ahmataj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.