Teatri Kombëtar “vjen” në Shkodër, aktorët e këtij teatri sollën dramën “Orfeu zbret në ferr”

0
109
Teatri “Migjeni” çeli sërish dyert për publikun për të mirëpritur trupën e aktorëve të teatrit kombëtar në dramën “Orfeu zbret në ferr” me regji të polakes Nastazja Domaradzka ndërsa shfaqja që duket se i përshtatet mirë realitetit vendas erdhi e interpretuar nga aktorë me përvojë si Ema Andrea, Olta Daku, Neritan Liçaj, Dritan Boriçi etj.
Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha thotë se kjo është një shfaqje që lidhet me lirinë dhe vendosmërinë që ka një njeri për të arritur qëllimet e tij në jetë ndërsa drama përmban disa komponentë, mes tyre edhe muzikën.
Më tej Basha shton se kjo shfaqje erdhi në Shkodër si pjesë e turit lëvizës që Teatri Kombëtar po bën në të gjithë vendin me qëllim që ai të jetë më afër publikut.
Drama “Orfeu zbret në ferr” e dramaturgut të famshëm Tennessee Williams ishte e para shfaqje me të cilën Teatri Kombëtar çeli repertorin e këtij viti dhe premiera e saj u bë në muajin prill.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.