TË LINDESH SI SHKRIMTARË!NJERIU NUK LIND ME DIJE, POR LIND ME TRU…

0
125
Njeriu nuk lind me dije, por lind me tru, përmes të cilit me kohë (puna e prindërve, shkolla dhe formave të tjera) e përvetëson dijen. Secili njeri i shëndoshë në një mënyrë ka së paku një talent, i cili duhet të zbulohet, ndonëse edhe kjo është një çështje shumë e vështirë, sepse duhet shumë punë, edhe pse ndonjëherë rastësitë dinë të befasojnë. Pra, njeriu nuk lind, ndër të tjera, edhe me aftësinë e të shkruarit, por (gjithnjë nëse është i shëndoshë) me mundësinë që hap pas hapi të përparojë truri. Kjo mbase ka një rrjedhë të natyrshme, e cila kalon nëpër shumë faza të zhvillimit të njeriut.Mund të jetë një imazh i duke studiuar
Sot, si asnjëherë deri më tani, kemi aq shumë shkrimtarë, sa nga numri i tyre të dhemb koka. Të gjithë ata mendojnë se janë të lindur si shkrimtarë, ndaj dhe atyre nuk ju nevojitet puna, leximi, mësimi, analiza, kritika, sepse janë të lindur me kokën plot dije. Por, fatkeqësisht, të tillët, bashkë me një armatë të madhe që u pajisën me diploma të ndryshme (në mënyra abuzuese) sot përbëjnë numrin më të madh të analfabetëve funksionalë.
Nga ana tjetër, edhe shumë talente, për shkak të mungesës së elementit kryesore – punës, mbetën vetëm në konstatimin se ishin talente. Shkrimtari i vërtetë, në një fazë, qoftë më herët apo më vonë, do të ketë kuptuar, por pasi të ketë ndjerë se është fisnikëruar shpirtërisht (gjithnjë me punë e lexim), se ka nevojë t’i tregojë diç botës, që i vjen nga një zë i brendshëm dhe që cyt të aktivizohet aftësia për t’i vënë në punë mekanizmat e frymëzimit.Thënie të mënçura për edukatën dhe arsimin! - Kinematografia Shqiptare -  Sporti
Umberto Eco në mbylljen e librit “Il Nome Della Rosa”shkruan për një poet të famshëm francez, të cilin e kishin pyetur se sa kohë ju desh për të shkruar poemën e tij më të bukur. Poeti ishte përgjigjur: isha i frymëzuar, m’u desh shumë pak kohë. Mbasi ky poet vdiq, i gjetën dorëshkrimet e poezisë dhe korrektimet. Poezia ishte vetëm një faqe e gjatë, korrektimet ishin një bllok i trashë i tërë dhe ishin bërë gjate një periudhe dy vjeçare. Pra, vetëm për një faqe poezi këtij poeti iu deshën dy vjet punë.
Është i gabueshëm mendimi se artisti apo shkrimtari lind. Janë fazat të tjera, të cilat bëjnë diferencimin dhe profilizimin e secilit, përfshi edhe parazitizmin. Pra, vetëm me punë e sakrificë shpirtërore, mund të arrihet deri aty ku fillon ngjitja drejt majës, e ku arrijnë vetëm ata që janë të përkushtuar deri në frymën e fundit. Vetëm puna i zbulon ata që janë të veçantë, kurse zhvillimi i tyre pastaj varet thjeshtë nga orientimi i tyre i shëndoshë. Prandaj debati lind apo nuk lind shkrimtari nuk duhet të bëhet si ajo çështja e pazgjidhur deri më tani: kush kë e bëri, veza pulën, apo pula vezën…Shkrimtarit, megjithatë, i duhet shumë punë për të arritur te e bukura artistike. Dhe kjo, nuk është e përkohshme (sot për nesër), por e përjetshme…
/HEJZA/

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.