
Ne nje ngrehine me dhoma te shembura nga mungesa e dores se nje mashkulli ne shtepi, ka mbetur vetem nje kthine e vogel, e ngjajshme me nje vath bagetish ne stane, ku fusin koken 2 motrat: Mine 82 vjece dhe Dushe 74 vjece. Zukja, me e vogla, e pushtuar nga nje mori semundjesh, strehoet perkohesisht te shtepia e kunates aty prane, por i qan shpirti per 2 motrat e pashpresa qe jetojne me keq se kafshet. Shpesh degjohet zeri i mbytur i tyre qe vjen si jehone nga muret e shqyera, e qe e sinjalizon Zuken se uria i ka pushtuar 2 motrat. Jetojne me te lypur. Minia shkon prane varrezave dhe pret tek hyrja e tyre qe familjaret gjate ceremonive mortore, t’i japin dicka. Edhe ndonje biznes aty prane u ka dhene ndonje ndihme. Gazetari


, permes nje emisioni te tij, pak kohe me pare iu siguroi disa ndihma, te cilat tashme kane mbaruar. Deri vone, pensionet e tyre qesharake kane shkuar ne ndihme te motres se 3-te Zukes, e cila ka udhetuar shpesh drejt Tiranes per tu kuruar. Se fundmi cdo e ardhur ka perfunduar dhe ka 4 muaj pa marre mjekimin. Lotet e saj rreshqasin faqeve, jo per trupin e saj te lodhur e te ligsht, por per fatin e 2 motrave. Cfare do behet me to? Nese ajo nuk eshte me, kush do kujdeset per to? Si do e zgjidhin ceshtjen e ushqimit? 2 dhite qe ua dha nje shoqate i shqyen ujqerit pak kohe me pare. Ate nje pellembe toke nuk kane me takat ta punojne, pasi edhe duart u jane bere cope, trupi po u kerryset, mosha ka bere te veten.
