Fuqizimi i fitorës së Partisë Socialiste duhet të fillojnë në M.Madhe posaçorisht në njësinë administrative Gruemirë. Ka qënë ky mesazhi i takimit të kandidatit për deputet z, Paulin Sterkaj.Nderkohë që ish drejtuesi i LSi për shumë vitë z, Sytki Ndrecaj , duke deklaruar rikthimin në familjen socialiste, është shprehur i sigurtë në një fitore spektakolare.Gruemira jo vetëm që është njësia adsministrative me e madhe persa i takon numërit të votuesve në M.Madhe, por përherë është konsideruar si një “hambar” votash për socialistët. Kësisoj edhe në takimin e radhës të kandidatit për deputet z,Paulin Sterkaj banorët e gruemirës i kan rrezervuar jo vetëm një pritjë mjaftë entuziazte, por edhe e kanë siguaruar z, Paulin Sterkaj për një fitorë spektakolare edhe këtu në Gruemirë. Ndersa kandidati për deputet z, Paulin Sterkaj ka premtuar vijushmerinë e investimeve edhe gjatë mandatit të ardhshëm në fshatrat e kësaj njësie administrative.Kreu i bashkisë Tonin Marinaj duke folur para të pranishmëve në këtë takim ka premtuar se tanimë gruemira do jetë në fokusin e investimeve edhe nga Bashkia M.Madhe .Fuqizimi me votë i deputetit të ardhshem z, Paulin Sterkaj , është një garanci per vijushmerinë e kujdesjes ndaj permisimit të jetesës së banorve është shprehur nënprefekti Hysen Hysaj në fjalen e tij, duke treguar se maksimalizimi I votes mbetet imperative I kesaj fushate.Edhe nënkryetari i Bashkisë Sytki Ndrecaj tanimë e ka thyer heshtjen e tijtë të gjithë kësaj kohe fushate , i cili duke marr fjalen para pjesmarresve në takim ka theksuar se vëndimi i tij për tu rikthyer në familjen socialist është një vëndim që i sherben fitores së Partisë socialiste. Kështu ish kreu i LSI në M.Madhe z, Sytki Ndrecaj përfundimisht është kthyer në shtepinë e vjetër , duke e lënë , duke e lënë LSI-n shtepinë e përbashkët në duar të tjera.