STUDIMI : AT GJERGJ FISHTA ,PROFET I SHQIPTARIZMËS, NË OPTIKËN E STUDJUESIT KOSOVAR SABRI MAXHUNI.

0
198
JAK RROZHANI Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Personaliteti numër një i kombit shqiptar ,është padyshim At Gjergj Fishta,që me gjenialitetin e tij ,si dhunti të Perëndisë dhe me guximin po ashtu,si dhunti të Perëndisë,na thotë të vërtetën për të kaluarën ,na thotë të vërtetën për aktualitetin përmes veprës madhore të tij e që e përjetonte gjatë gjithë jetès së tij.Dhe mbi të gjitha : për vizionin,profetizmat për të ardhmen e kombit shqiptar. At Gjergj Fishta ,me tërë qenien e tij, është përpjekur ,që ta thotë të vërtetën e kombit shqiptar ,e mbi të gjitha : për të përjetuar tè ardhmen . At Fishta,nuk është profeti i fesë, është profet i kombit, qè bashkoi shqiptarët e tri feve , shkruan autori i njohur kosovar, Sabri Maxhuni,në librin e tij të arrirrë, titulluar ; “At Fishta, profet i shqiptarizmës “. Në optikën e Sabri Maxhunit. Gjithnjë në këndvështrimin profesional e përmes një analize të thellë të kësaj vepre madhore të kolosit të letrave shqipe, At Fishta, nga studjuesi i palodhur, Sabri Maxhuni . Pèr të ngritur në pediestal At Gjergj Fishtën , jetën dhe veprën, vlerat dhe kontributin e madh në shërbim tè kombit ,me veprën e tij të pavdekshme ,veçanërisht me veprën madhore “Lahuta e Malcisë “. Pasi ,kombi shqiptar ,ka nevojë për njeriun e vet ,që ia dèrgoi Zoti,për ta frymëzuar këtë komb , e mbi të gjitha : ta bashkojè këtë komb të lashtë ,me histori e kulturë shekullore, pasi kombi nuk mund të jetë komb, pa qenë i bashkuar . At Fishta ,duke dèshiruar,që populli i vet ta kuptojë sa më mirë ,iu drejtua me gjuhën e gjallë të popullit, që ata më së miri e dinin .Biznesmeni i njohur Sabri Maxhuni: Ja si më kërkuan 800 mijë euro ryshfet –  INA OnlineKëtë lexuesi e gjen tek poezia : ”Shqypnia”: Edhe hana do ta dije/ Edhe dielli do t`ket pa / Se përqark ksaj rrokullije /Si Shqipnija i`vend nuk ka / Atje, po , toskë e gegë / Si dy rreze n`flakè t`nji dielli / Si dy rrfe , qi shikojnë tue djegë / Kur shkrep reja nalt prej qielli . Apo tek poezia kushtuar gjuhës shqipe :Porsi kanga e zogut t`verës/ Qi vallzon n`blerim tè prillit / Por si i ambli fllad i verës / Qi lmon gjit`e drandofillit / Porsi vala e bregut t`detit / Porsi gjama e rrfes zhgjetare / Porsi ushtima e nji tërmeti /Njashtu a`gjuha e jonë shqiptare. Pragmatizmi i At Gjergj Fishtës në dobi të popullit,shtrihet edhe në edukimin e prindërve ,për arsye ,se prindi i edukuar, krijon familjen dhe fëmijë të edukuar . Në këtë mënyrë edhe një komb të edukuar. Kjo mënyrë e komunikimit edhe në këtë pjesë të publicistikës , dëshmon atdhetarinë e At Gjergj Fishtës, si prijës .Që ndikimin e vet të mbarë, synon ta shtrijë në të gjithë cepat e shtetit -popullit ,të cilit ai i takon ,gjithnjë në optikën e studjuesit të mirènjohur kosovar ,Sabri Maxhuni.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.