BOTIMI/ËNGJËLL  GJOLAJ : FSHATI I VOGEL , ME DY KISHA , E KA ËMRIN  GORAJ – BUDISHA

0

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme Detyrimi dhe obligimi , natyrisht dhe përgjegjësia shpirtnore , të gjitha këto së bashku , si një avull i brëndshëm  i shpirtit dhe mëndjes intelektuale prodhojnë vlerën dhe dobin letrare të intelektualit  Ëngjëll Gjolaj . I lindur në fshatin Goraj   të Malit të Kastratit , i shkolluar në qytetin e Koplikut dhe më tej në qytetin e Shkodres edhe pse stacionet e jetës e kanë ndalur për të jetuar disa kohë në   qytetin e Lezhës . Dhe së fundmi në Itali , sërisht nuk e ka harruar vëndlindjen. Engjell Gjolaj veçmas të tjerave dhe profesionit të mësuesisë , është një ëmër i njohur dhe në gazetarinë sportive . “ Veleçiku”, “Vllaznia”, dhe “Beslidhja” janë tre  dashurit e tij . Më së shumti kontributin gazetaresk e ka dhënë për “Beslidhjen” skuadren e qytetit ku ka kaluar një pjesë të rëndësishme të jetës .Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të jashtme Kësisojë ndonse prej disa vitësh jeton dhe punon në Itali Ëngjëll Gjolaj i është “kthyer” vëndlindjes me një dhuratë të bukur plot me vlera , “Fshati i Vogel me dy Kisha , e ka ëmrin Goraj – Budisha” , ky është titulli i një  libri , ku autori shprehet se ëhtë një imazh për vëndlindjen time . Në faqet e këtij libri lexuesi gjënë , jo thjeshtë  mendimet e autorit rreth vlerave historike , kulturore të këtij fshati por  do thonim që e vëçanta është kujdesi i treguar në rënditjen  ”gjeografike” të ngjarjeve , realiteteve dhe të personazheve qofshin të atyre bijëve dhe bijave që i kanë dhënë emër këtij fshati por edhe të autorve të tjerë vendas apo edhe “jabanxhij” të cileve autori Ëngjëll Gjolaj u është referuar. Ndaj ky libër merr vlera dhe interesim të veçantë për tu lexuar.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.