Sot mbush 57 vjeç: Disa fakte nga jeta e pazakontë e Edi Ramës

1

Politikanët e Shqipërisë flasin rrallë ose kurrë për fëmijërinë e tyre. Në Shqipëri ka shumë pak informacion të këtij lloji, ndryshe nga vende të tjerë ku shihen me lupë ata që marrin poste dhe përgjegjësi të rëndësishme në shoqëri.

Edi Rama ka lindur më 4 korrik të vitit 1964 në qytetin e Tiranës. Është djali i Artistit të Popullit, Kristaq Rama, kurse nëna e tij e ndjerë, quhej Aneta.

– Në librin “Papafingo” i pyetur se çfarë cilësish ka marrë nga prindërit Edi Rama përgjigjet: “Ndoshta nga nëna kam marrë temperamentin pasionant, vullnetin e fortë, nga babai kam marrë sensin e humorit, dëshirën për t’i dëgjuar të tjerët”. Sipas tij dy ngjarjet botërore që i kanë ndikuar adoleshencën është vrasja e Xhon Lenonit dhe fitorja e Italisë në Botërorin ’82.

– Në certifikatën tij të lindjes shkruhet se quhet Edvin Rama. Pas angazhimit të tij në politikë, ai i firmosi shkresat me Edi Rama.

– Ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura për degën Pikturë dhe në vitin 1998 ka qenë pedagog në Akademi. Pĕr disa kohë iu dedikua sportit të basketbollit.

– I angazhuar në Lëvizjen e Dhjetorit e më pas në publicistikë kritike, ai u largua nga Shqipëria pas një episodi dhune ndaj tij dhe u vendos në Paris.

– U kthye nĕ Tiranë në 1998 kur i vdiq i ati. Hoqi vëthin nga veshi, preu mjekrën, dhe shkurtoi flokët për t’u prezantuar ndryshe në ceremoninë e varrimit. Pas saj, merr një telefonatë nga ish- kryeministri Nano që e fton të drejtojë Ministrinë e Kulturës.

– Më 20 prill të vitit 1998, merr postin e ministrit të Kulturës që e mbajti deri në vitin 2000, kur kandidoi për Bashkinë e Tiranës ku edhe fitoi. E drejtoi Bashkinë për tre mandate, fitoi dhe të katërtin, të cilin ia hoqën me vendime gjykatash dhe rinumërime, të cilat besohen gjerësisht si të manipuluara.

– Më 9 tetor të vitit 2005, zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste gjatë Kongresit të saj me 297 vota pro dhe 151 kundër, duke zëvendësuar në këtë post Fatos Nanon.

– Në 23 qershor 2013 fitoi zgjedhjet e përgjithshme me një fitore të thellë kundër Partisë Demokratike, duke zgjedhur në këtë mënyrë kryeministër i Shqipërisë.

– Aktualisht është i martuar me Linda Bashën dhe kanë tre fëmijë, Gregun dhe Rean nga martesat e tyre të mëparshme dhe Zahon nga martesa e tanishme. Përpara kësaj martese, ai bashkëjetoi për rreth 5 vite me prezantuesen televizive Rudina Magjistari.

– Rama ka qenë më herët i martuar me aktoren Matilda Makoçi, me të cilën është divorcuar. Në ëndrrën e tij shqiptare pas kthimit nga Parisi, solli në Tiranë edhe të dashurën e tij gjermane, Eva. Por duket se piktori antikonformist i Francës nuk mund të sillej më si më parë në realitetin shqiptar dhe ajo u largua pas një viti nga Tirana.

1 KOMENT

  1. Sa per plotsim te curriculumit qe tregon Edvin Kristaqin e vertet? Edvini eshte djali i Kristaq Ramas, ku si antar i presidiumit te kuvendit komunist ne vitin 1988, firmosi varjen ne litar te poetit kuksiane Havzi Nela. Gjithashtu Edvini eshte djali i Neta Kolekes, vajza kriminelit komunist Spiro Koleka. Edvini ka mbaruar me mik si mesues vizatimi , eshte emruar padagog si djale e nip komunisti ne vitin 1988, ka qene basketbollist i deshtuam, por i sukseshem ne karikaturat e revistes te sigurimit te shtetit komunist ‘Ne sherbim te Popullit’. Kur ka qene i martuar me aktoren Matilda Makoci ka deklaruar ne gjyqin e divorcit se Matilda e djalin me baben tim Kristaqin, se une jam impotent. Ai kur kane filluar protestat antikomuniste te stidentebe te dhjetorit 1990 ka qene ne Greqi, dhe eshte kthyer nga atje pas themelimit te Partise Demokratike, me msion nga Sigurimi i shtetit per te kapur cfar te mundet nga kjo parti antikomuniste. Mbas deshtimit te ketij misioni ateror ai per ti dikut se e kishte seriozisht antikomuniin, se bashku me djalin e Bilbol Klosit, A. Klosin shkruan broshuren ‘Refleksione’, ne te cilen gjoja shan ‘vran’ komunistet e veteranet e PPSH, duke perfshi baben e dajen e tij. Me vone do te ikte ne France, ku do te akizohej si trafikan ikonash te vjedhura…Nano ne 1998 e bene minister kulturet, ku mbahet mend er divergjencat me artistet e vertet, si dhe shreh objektivin e tij prishjen e teatrit. Nga viti 2000 deri ne 2011 ai do te ishte kryetari i bashkise se Tiranes. Do te humbete zhjedhjet per kryetar bashkie me 200 vota, deshmitar i kesaj do te ishte edhe ambasadori i Amerikes. Arvizu. Nga viti 2005 do te fitonte kryetarekun e PS-s me moton ‘Nje vote nje pallat’. Gjate kesaj kohe eshte martuar edhe me kater gra te tjera. Ku spilate ajo me gazetaren Dalina Fico, me te cilen do ta promovonin muajin e mjaltit lakuriq ne plazhet lakuriq. Ndersa se fundi eshte martuar me Linden edhe kjo e martuar e divorcuar 3-4 here, por kete grua Edvini ja ka marre nje shokut e mikut tij qe i hante buken e permbyste kupen. Nderkohe lakuriqen plazhit Dalinen dhe ka bere per grua Bledi Cucit, te cilin e ka bere minister… Edvini si kryeminister nuk ka te share, pasi ne bashkepun me mafien kombetare e nderkombetare e ka kthyer Shqierine ne kanabistan, ndersa si komunist ka futur ne qeveri, shtet e pushtet trashigimtaret me te eger te komunizmt enverit, ndaj per kete ka. ‘ndryshuar’ emrin nga Edvin ne edver. Tashma se bashku me mafioz, trafikant, drogaxhi, kriminel, hajdut , oligark e te korriptuar ka grabitur edhe mandatin e tret te c’qeverisjes, me synim realizimin e elsperentit antidemokratik , kur ne qeveri shtet e pushtet eshte mafia….Kaq sa per te mos i hanger hakun atij qe ju befte dita nje ‘mije’.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.