Sonte nuk ka …

0
Arjana Pata  Mund të jetë një imazh i 1 person, flokë bjonde dhe duke buzëqeshur
Sonte keka nat’e qet…
nuk ka hanë
nuk ka.
Sonte ka yje,
ka yllin e agut qi shndrit si hanë,
m’ndigjon mu e nuk bzan,
nuk bzan si han…
Hanës i fal buzëqeshjen,
i fal zanin,
i fal vargun
vargun e dashnisë
i fal tingullin e jo heshtjen…
Dhe e di se hana asht pasqyra jeme,
çdo gja që shkon aty vjen te ti…po po te ti
e ti i rrok fort e u merr arom’ dashni…
Sonte nuk ka han’
po ka yllin e agut.
Edhe pse nuk bzan
fjalt e mija do kalojn pragun….
..e do vijn aty
do flenë me ty.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.