Skicat e Tiranës /NJË “LIBRARI” MBI LANË

0
113
Mund të jetë një imazh i 1 person, qoshk gazetash dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 1 person     Ndjeva ngazëllim kur mbi një tezgë plot me libra mbi Lanë pashë dhe një libër timin, që duhej të ishte aty klandestin. As që më shkoi mendja tek e drejta e autorit, as se si kishte mbërritur ai libër aty, përkundrazi, e shijova fatin që më kishte rënë, që romani im me titullin “Unaza e Virgjëreshës” shullëhej në diell mu në zemër të Tiranës, bashkë me “David Koperfild”, “Shtigje malesh dhe trotuare”, “Krimi i Silvestër Bonarit” etj. Nëse nuk do të jetë shitur sot, kushedi me kë do t’i takojë nesër të rrijë pranë e pranë aty mbi Lanë, mbase me Xhojsin, Kafkën, Borgesin, apo nobelistën e fundit, që ende nuk ia shqiptojmë mirë emrin. Kështu, aty në breg të Lanës, librin tim mund ta blinte nga çasti në çast vetë Presidenti, Kryeqeveritari, ndonjë ministër a deputet (si e dëgjuar më duket kjo shprehje!), që e kishin atë tezgë librash krejt afër zyrave të tyre. Ndryshe do të ishte puna nëse kjo tezga e librave relikte do të ishte në breg të Drinit, apo në breg të Osumit, zor se atje do të venin udhëheqësit për këso gjerash, për vota po. Dikush mund të thotë se kjo tezga ambulante e librave mund të ishte aty një librari moderne me të gjitha të mirat, po kujt do t’i hynte në punë një librari qoftë dhe dy apo trekatshe? Po të ishte kullë-librari po! Kullë – teatër! Kullë – stadium! Megjithatë, nuk i dihet, përderisa ka anije-librari, që shëtit detet e rruzullit, pse të mos ketë varkë-librari mbi Lanë!? Fundja, autobus instalacion ka… një që pati përfunduar vetë në lumin sa një kanal, që pastaj Bashkia e instaloi aty ku ra, si një kujtesë për të pasur kujdes automjetngarësit…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.