Në këtë mbrëmjë, të kësaj të djele, të datës 23 Shkurt 2020 ka ardhur lajmi i hidhur se ka nderruar jetë në moshen 80 vjeçare, profesori i shkencave bujqesore, i cili ka mbajtur edhe titullin Mjeshtër i Madh, Ahmet Osja. Për afro 9 vjet (1982-1991) përfaqësoi rajonin e Shkodrës si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qënë edhe ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.
Akademik Ahmet Osja, ky burr fisnik, bir i Malësisë së Madhe, ky shtegtar i maleve, fushave, ky njohës, mbase si pak kush tjetër i bimësisë së pasur Shqiptare, është shuar, duke na lënë krahas veprave të tij edhe modelin e njeriut të persosur, deri në kuptimin më të plotë të fjalës i persosur. Akademik Ahmet Osja është “Qytetar Nderi” I trevës që e lindi, ndaj dhe M.Madhe, ka nderin që e ka patur dajl të sajin.
Lamtumirë profesor Ahmeti!