SHTEPIA E LIRISE”, KOALICIONI I FITORES SE SIGURTE NE SHKODER 

0
170

Edmond NdouMay be an image of one or more people, people sitting and indoor
Bardh Spahia, i zgjedhur me votime te drejperdrejta nga anëtarësia e PD Shkodër si kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër ne zgjedhjet e 6 marsit, i propozuar nga Komisioni i Rithemelimit te PD-se, mbështetët pa ekuivok nga LSI dega Shkoder!
Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” i përbëre nga Komisioni i Rithemelimit te PD-se – LSI dhe PDK, dalin kështu ne këto zgjedhje me kandidaturën e përbashkët, Bardh Spahia!
Kjo lëvizje e ka tmerruar Lulëzim Bashen, ne fakt humbjen e sigurt me 6 mars ne Shkodër e ka vete Lulzim Basha, ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, pjese e te cilit është PD-ja e vërtetë, e ka te padiskutueshme fitoren!
Është pikërisht ky koalicion qe u garanton demokrateve te vertete te Shkodres te vazhdojnë te ruajnë fitoren e sigurte ne bashkine e Shkodres, përkundër manipulimeve dhe përdorimit qe u ka bere Lulzim Basha dhe qe synon t’ua beje serish!
Si koordinator i LSI-se për Qarkun e Shkodres garantoi se strukturat e kësaj partie, anëtarësia dhe votuesit e saj ne Shkodër as qe kane dyshimin me te vogël ne mbështetjen e kandidaturës se përbashkët te koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia..
Për ta garantuar ketë fitore, kemi nisur punën intensivisht, me besimin e palëkundur tek konfirmimi i saj me 6 mars!
Ne e dimë se Lulzim Bashes kjo mbështetje i shuan çdo shprese qe ta mbaje drejtimin e Shkodres te cilen nuk e ka pasur asnjehere, kete e konfirmoi dhe kryetarja ne detyre zonja Voltana Ademi ku u shpreh pak dite me pare qe nuk e njeh Lulezim Bashen!
Forumet dhe strukturat e LSI-se nga Shkodra dhe ne gjithë Shqipërinë nuk i kane asnje borgj Lulzim Bashes, ku nepermjet mbeshtetjes qe i kemi dhene duke i ruajtur me fanatizmin me te madh dhe besnikeri ashtu sikur kane qene marreveshjet fituesi me i madh ka qene vet Lulezim Basha, pra kemi qene mbeshtetesit e palekunder te çdo marreveshje.
Vetëm për te mos pasur asnjë lëkundje ne atë koalicion, LSI ka mbështetur edhe vendime te marra prej tij qe ne fakt kishin vend për kontestime!
Dhe jo vetëm kaq, por edhe i kushtuan LSI-se vendime te tilla, por vetëm ne emër te bashkimit ne koalicionin opozitar, besnikerise ndaj atij koalicioni i aprovoi ato!
Por ishte Lulëzim Basha me klanin tij, qe nga Shkodra e ne gjithë Shqipërinë gjate fushatës se 25 prillit punuan ne prapaskene kunder kandidaturave te LSI-se!
Ne e dinim qe ishim ne koalicion dhe punonim me besim për fitoren e kandidaturave te forcave politike te këtij koalicioni, por na rezultoi te kishim qene mes intrigave dhe pabesive te Lulëzim Bashes!
Ne fakt kishte qene e kunderta, Basha dhe Rama kishin bere koalicion ne kurriz te opozitarizmit ne Shqiperi!
Prandaj ai nuk mund ta ketë me mbështetjen dhe besimin e LSI-se, dhe as te ushqeje iluzionin me te vogël ne ketë drejtim!
I urojme suksese Lulzim Bashes ne humbjen e radhës me 6 mars, ndërsa “Shtëpia e Lirisë” me kandidatin e përbashkët Bardh Spahia as qe e ve ne dyshim triumfin me 6 mars ne Shkodër!
Kjo fitore ne radhe te pare është ne interes te qytetareve te Shkodres, ndaj dhe ne si force politike nuk kemi interesa te tjera jashtë interesit te qytetareve Shkodrane! Është kjo arsyeja kryesore dhe e vetme qe na bën pjese e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit !
PD e vertete dhe LSi votojne kandidatin Bardh Spahia

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.