Shqetësimi/Mimoza Rexhvelaj:Ah sikur të kisha një grusht të fuqishëm ti bije….

0
231
Mund të jetë një imazh i rrugë
Nuk është hera e parë që shkruaj për mbetjet që po dekompozohen në mes të fshatit Demiraj. Po si duket bashkisë nuk i bëhet vonë as për banorët, as për zonën…
Gjendja është skandaloze, e pa imagjinueshme, nuk di si mund ta durojnë erën e keqe banorët…

FJALA DHE SHQETESIMI

e aq më pak si mund të shkojnë në kopësht voglushët që objekti i tyre është një hap pas mbeturinave. Nuk kanë rrugë tjetër për në shkollë veç përmes mbeturinave.

Bashkia Malësi e Madhe duhet të marri masa urgjente për pastrimin dhe dizifektimin e kësaj zone që mund të bëhet epiqëndër për ndonjë epidemie nga ku të parët që do prekeshin janë fëmijët e kopshtit aty pranë…Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Fshati Demiraj nuk ka marrë nga Bashkia asnjë investim, as në infrastrukturë, që është “kur thërret qameti” , as në shërbimet e tjera.
Është zonë e populluar, taksapagues të rregullt ndaj detyrimeve të bashkisë.
Është detyra juaj të merrni masa për kthimin e situatës në normalitet. Që nesër fëmijët e kopshtit Demiraj të mos përplasen me malin e mbeturinave që shtrihet deri në oborrin e shkollës…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.