108 vite më parë shovinistët malazez vranë në pabesi Prijesin e Djelmnisë së Shalës, Mehmet Shpendin, i cili udhehiqte luftën e kësaj krahine për të mos lejuar ushtritë armike që të pushtonin shkodren. Komuniteti i Dukagjinit e kujtoi me krenari Prijesin hero, duke vendosur kurora me lule ne shtatoren që përjetesohet.Kësisojë kanë qënë aktivistë të Shoqatës Atdhetare Dukagjini të cilët kanë sfiduar vapën e kësaj dite , duke organizuar një veprimtari nderimi dhe respekti për prijzsin e Djelmnisë së Shalës.
Fillimisht kanë vëndosur kurora me lule drejtuesit kryesor të Shoqatës me në krye kryetarin Ndue Sanaj. Me pas moderatorja e këtij ëvënti ka ftuar sekretarin e Shoqatyës Anton Kostëri për të mbajtur një kumtësë kushtuar kësaj ngjarje.
Në nderim të kësaj ditë kryesia e shoqatës Atdhetare Dukagjini ka vlersuar me çertifikatë mirënjohje disa nga përsonalitetët e kohës nga treva e Dukagjinit,.
Po kështu një vlersim të tillë e ka merituar edhe kantautori i mirënjohur nga M.Madhe Rrok Gjelaj , ku pasi ka marrë këtë çertifikatë , është shprehur i emocionuar nga ky vlersim, në këtë ditë para shtatorës së prijsit të djelminisë së Shalës Mehmet Shpëndi.