Shkodër/Zogaj, mes turizmit dhe investimeve

0
84
Investimet pritet t’i japin një zhvillim më të madh kësaj zone
Një ndër pikat turistike që po frekuentohet shumë gjatë stinës së verës në Shkodër, ku pushuesit mund t’i largohen vapës mbytëse të këtyre ditëve , është fshati Zogaj.
Vetëm 10 kilometra larg qendrës së Shkodrës, Zogaj njihet prej shekujsh për peshkimin, bimët medicinale, natyrën e virgjër dhe veçanërisht për klimën kurative që ka.
Investimet e fundit të bëra si dhe ato që priten, siç është rikonstruksioni i segmentit nga Shiroka deri në pikën kufitare me Skjen në Malin e Zi do ti japin një zhvillim më të madh kësaj zone. Pak ditë më parë u bë e ditur në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim se është lidhur kontrata me kompaninë fituese e cila do të bëjë zbatimin e projektit për rikonstruktimin dhe përmirësimin e rrugës Shirokë-Zogaj deri në kufi me Malin e Zi, si dhe sistemimin e ujësjellësit dhe ujërave të përdorura në Shirokë-Zogaj. Ky investim pritet të përfundojë brenda korrikut të vitit të ardhshëm.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.