

Njesia e Ofrimit të Sherbimeve e Bashkisë Shkodër, ka ndërhyrë menjëherë duke mundësuar zëvendësimin e kabllit që është grabitur nga keqdashës dhe rikthimin e ndriçimit publik në rrugën e Shirokës.
Fatkeqësisht, ndriçimi publik është dëmtuar disa herë në këtë rrugë dhe është dashur ndërhyrja e Bashkisë Shkodër për zëvendësimin e kabllit elektrik. Përsërisim thirrjen tonë për Komisariatin e Policisë së Shkodrës që të gjejë dhe të vendosë para përgjegjësisë keqbërësit që dëmtojnë pronën tonë të përbashkët.