Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës zhvilloi sot, Konferencën Rajonale me teme: “Universiteti – studentët – sfidat e tregut të punës në rajonin TPNE”.
Pjesë e kësaj Konference ishin dhe përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Lezhë. Drejtori i këtij institucioni z. Hasan Muça, referoi në këtë panel temën:
“Mësues për Shqipërinë” një platformë garantuese pranimin dhe emërimin e mësuesve në një vend të lirë pune, mbështetur në parimin e meritës dhe të drejtën e zgjedhjes së institucionit shkollor.
Fokus i referimit ishin besueshmëria e reformave arsimore, motivimi i mësuesve të rinj dhe mbështetja e tyre përmes praktikave profesionale, si fazë shumë e domosdoshme për të rritur besueshmërinë e publikut ndaj mësuesve të rinj. Gjatë referimit, drejtori i DRAP – Lezhë, z. Hasan Muça, theksoi domosdoshmërinë e harmonizimit të programeve të studimit me kërkesat e tregut të punës dhe përshtatja me tregun e punës kërkon shtimin e programeve të studimit ndërdisiplinore. Në përfundim ai rekomandoi për institucionet e arsimit të lartë, orientimin e kuotave sipas degëve përkatëse në raport me kërkesat e tregut. Gjithashtu materiali u pasurua dhe me një pasqyrë konkrete të kërkesave që ka rajoni për profile të ndryshme në mësuesi.