Shkodër/Takim në ambjentet e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

0
Sot, më 12 qershor 2023, në ambientet e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u mbajt takimi i përbashkët i Këshillave Studentor të USH-së dhe Këshillit Studentor të Universitetit të Korçës “Fan S. Noli”.
Rektorja, Prof.Dr. Suzana Golemi, përshëndeti këtë takim dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të mbështetur nisma të tilla rinore, ndërsa zëvendësrektorja, Prof. Dr. Rajmomda Këçira bëri një prezantim të historikut dhe arritkeve të Universitetit të Shkodrës.Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti
Objekt i takimit ishin lidhja e marrëveshjes institucionale ndërmjet këshillave studentorë dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet grupeve. Në mbyllje të takimit, në praninë e rektores Prof. Dr. Suzana Golemi dhe të miqve të ardhur nga Korça, Presidenti i Këshillit Studentor të USH-së z. Armando Lekaj dhe Presidenti i Këshillit Studentor të Korçës z. Kodhel Zere nënshkruan aktin e marrëveshjes.Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti
Ky është një hap i rëndësishëm në përbashkimin e një thelbi të vetëm që është përmirësimi i jetës studentore në universitetet tona shprehet Armando Lekaj, President i Këshillit Studentor të USH-së.Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe persona duke studiuar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.