Shkodër/Stacionet e autobusëve të shkatërruar, ndersa në Koplik nuk ka fare

0
126
Qytetarët presin në këmbë pasi janë hequr ndenjëset
Shërbimi i transportit urban në Shkodër vijon të përballet me probleme të shumta. Një ndër to është gjendja që paraqesin stacionet e autobusëve në të cilët mungon infrastruktura dhe gjendja e tyre lë për të dëshiruar. Në stacione mungojnë kushtet më minimale për qytetarët. Disa të ngjasojnë më shumë me baraka sesa me stacione të linjave interurbane.RTSH Shkodra disa herë e ka trajtuar një fenomen të tillë se si paraqitet gjendja e tyre dhe ajo çka bie lehtësisht në sy, është gjendja e mjerueshme në të cilën ato ndodhen. Stolat e pritjes së udhëtarëve në shumë vend-stacione janë të hequr, e po ashtu edhe pjesët metalike të tyre bashkë me ndryshkun që i ka mbuluar gjithandej. Ndërkohë në shumë vendstacione të autobusëve mungojnë kupolat mbrojtëse cka bën që qytetarët të përballen çdo ditë me kapriçiot e motit .Kështu në ditë me reshje qytetarë të shumtë janë të detyruar të qëndrojnë me minuta të tëra duke pritur mbërritjen e autobusit.Sherbimi urban ne Shkoder, probleme te shumta, ankohet administratori.  Dervishi: Na demtojne furgonet dhe parkimet e zena - TV1-CHANNEL Ndërsa gjatë verës të qëndrojnë në diell në temperatura të larta.Në Shkodër transporti publik vijon të paraqesë probleme, ndërsa infrastruktura në shërbim të tij është kjo që shfaqet sot, e shëmtuar dhe aspak funksionale.Në total Shkodra numëron mbi 20 vend-stacione autobusësh dhe pjesa më e madhe e tyre janë pothuajse jashtë funksionit për të qenë të tillë.Sikur të mos mjaftonin vonesat e shumta të autobusëve, qytetarët shkodranë janë të detyruar të presin në këmbë për të marrë autobusin e radhës sepse nuk kanë ku të ulen pasi ato janë të dëmtuara, pa stola dhe pa kupola mbrojtëse kundra diellit dhe shiut.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.