Shkodër, Prefektja Majlinda Angoni mbledh Task-Forcën anticovid

0
324
Prefektja e Shkodrës Angoni mbledh Task-Forcën anticovid: Shtoni kontrollet në terren.
Në zbatim të Urdhërit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nr.633, dt.17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimit në vende të mbyllura dhe të hapura”, Prefektja e Qarkut Shkodër, zj.Majlinda Angoni mblodhi Task-Forcën anticovid.
Në cilësinë e Kryetarit të Task-Forcës vendore anticovid, Prefektja Angoni, urdhëroj drejtuesit e institucioneve, anëtare të Task-Forcës të shtrëngojnë masat ndaj të gjithë subjekteve dhe institucione/bashkive nē zbatim të urdhërit.
“Të koordinohet puna e inspektoriateve dhe institucioneve.Shtoni kontrollet në terren dhe bashkërendoni punën në zbatim të gjithë detyrimeve që parashikohen në urdhëra”- u shpreh Angoni.
Në këtë kuadēr, Institucioni i Prefektit ka ngritur një grup pune i cili do monitorojë në terren, veprimtarinë e institucioneve dhe inspektoriateve në zbatim të këtyre urdhëriave dhe protokolleve anticovid.
Ne përmbyllje të takimit u diskutua mbi urdhërin, nr.80, dt.17.11.2020 i Departamentit të Administratës Publike që përcakton qartë rregullat bazë të funksionimit të gjitha institucioneve në respektim të masave anticovid.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.