Shkodër .Përgjegjshmëria e Këshilltares/Eliona Kodra Shkreli, zëri që nuk do u mungojnë qytetarve

0
303
Në shtëpinë e Pjetër dhe Taze Mhillaj në fshatin Samrish të Njësisë Administrative Dajç, të cilëve me 25 dhjetor 2022 iu dogj tërësisht shtëpia e tyre si pasojë e një shkëndije elektrike. Çifti Mhillaj humbi gjithçka duke mos arritur të shpëtonte asgjë!Mund të jetë një imazh i 2 persona, hekur rrobash dhe brenda
Me 4 Prill 2023, Këshilli Bashkiak i Shkodrës miratoi “kerkesën e Bashkisë Shkodër për ndihmën e menjëhershme familjes z. Pjeter Mhillaj ( 2 anëtar familje), në vlerën 40 000 ( dyzet mijë) lekë, për dëmtimin e banesës nga zjarri”, gjithashtu miratoi dokumentacionin tekniko-ligjor të hartuar nga Bashkia Shkodër, për familjen Mhillaj “në vlerën e dëmit nga ana ndërtimore 1 375 601 lekë dhe në orendi, mobilje dhe elektroshtëpiake ne vlerën prej 508 180 lekë, sipas preventivave të Komisionit të vlerësimit të dëmeve pranë Bashkisë Shkodër”!Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz duke buzëqeshur
Por siç m’u bë e ditur nga vetë çifti Mhillaj, ata akoma nuk kanë marrë fondin prej 40.000 lekë të reja, fond I cili akordohet nga Bashkia Shkodër për ndihmë emergjente për të gjitha familjet të cilëve u digjen banesat.

Për 7 muaj, çifti ka qëndruar në një magazinë në oborrin e shtëpisë (foto më poshtë) pasi nuk kanë patur asnjë mundësi të strehoheshin diku tjetër.

REVISTA FJALA , ZERI I JUAJ
Prej 1 jave ata kanë hyrë në shtëpinë e tyre të re e cila është ndërtuar dhe arreduar nga vetë komuniteti, dashamirës të kësaj familje. Ka qënë një iniciativë e kryeplakut të fshatit z.Tom Pjetrani për të sensibilizuar të gjithë komunitetin dhe biznesmenët e kësaj zone.Një shembull I tillë bamirësie, edhe sot prek thellë në zemër çiftin Mhillaj, të cilët herë pas here përloten dhe siç ma thonin gjithë kohës “çfarë nuk e bëri shteti, e bëri zemra e mirë e banorëve të Dajçit”.Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe hekur rrobash

Bashkia Shkodër duhet menjëherë t’i akordojë kësaj familje fondin e emergjencës prej 40.000 lekësh të reja, i miratuar nga Këshilli Bashkia Shkodër, gjithashtu të interesohet ku kanë ngecur procedurat për fondet e emergjencave që akordohen nga qeveria për të gjitha familjet që nuk i kanë marrë akoma ato.

LEXOJENI TE PRINTUAR REVISTEN FJALA
Kjo do të jetë një çështje që duhet dhe do t’a trajtoj edhe në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak, sepse institucioni i Bashkisë me të gjithë hallkat e tij e ka detyrim ligjor të akordojë fondin e vet të emergjencave, të ndjekë procedurat dhe të informojë familjet e prekura nga zjarri në lidhje me dëmshpërblimet që akordohen nga qeveria.Mund të jetë një imazh i 1 person

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.