Shkodër, në rrugën e Shirokës grabitet kablli i ndriçmit.

0
397
Ditën e sotme, është kryer zëvendësimi i kabllos së rrjetit të ndriçimit publik në rrugën e Shirokës që u grabit nga persona të papërgjegjshëm javën e kaluar.
Janë rreth 400 metër linear kabllo që janë zëvendësuar, duke rikthyer në funksion ndriçimin publik në një hapësirë 500- 600 metër linear.
Bashkia e Shkodrës i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera të zbatimit të ligjit, të hetojnë, gjejnë dhe të venë para përgjegjësisë të gjithë ata që dëmtojnë pronën publike e cila është e të gjithëve.
Kërkojmë nga qytetarët të mbrojnë pronën publike, të sinjalizojnë sa herë konstatojnë dëmtimin e saj. Riparimi i çdo dëmi të shkaktuar, bëhet me fondet e qeverisjes vendore që mblidhen nga banorët e Bashkisë së Shkodrës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.