Arqipeshkevia Shkoder ka zhvilluar një takim promovues për kishen e Reçit të Malesise së Madhe, një objekt mbi 400 vjeçar ! Arqipeshkevi i Shkodres, imzot Angelo Massafra, tha se objekte të tilla ka akoma që presin të restaurohen, ndaj duhet të punojmë në këtë drejtim pasi janë treguese të etapave të rëndësishme të historisë sonë. Është për tu theksuar fakti që në këtë aktivitet promovues të restaurimit të Kishës së Reçit në M.Madhe, krahas të tjerve , ku është folur rreth vlerave histortike që mbartë dhe përcjellë Kisha e Reçit, nga studiuesi Ndue Bacaj është mbajtur tema kryesore.Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qënë Ipeshkvi Monsinjor Angjelo Masafra, Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni, Kreu i Këshillit të Qarkut Ilmi Lakti, Dy kryetarët eBashkive shkodër dhe M.Madhe Bardh Spahija dhe Tonin Marinaj, të cilët kanë qëndruar pranë njëri tjetrit , duke mos përcjellë në bazë “egersinë” politike të Tiranës.Ndaj duket se krahas vlersimit për një object kaq të rëndësishëm historic , me vlera kombëtarë , për të “harruar” ndasit politike , mbase ka ndikuar edhe referimi dinjitoz i historianit Ndue Bacaj, i cili është ndjekur me mjaftë vëmëndje.