Shkodër/Nata finale e Festivalit të 61-të të Fëmijëve, vajza nga Gjirokastra shpallet fituese

0
163
Nikol Çabeli nga Gjirokastra u shpall fituese e festivalit
Vajza nga Gjirokastra Nikol Çabeli u shpall fituesja e edicionit të 61-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë me këngën “Coco im” ku teksti dhe muzika u krijuan nga Eriona Rushiti ndërsa kompozimi nga Enis Mullaj. Një çmim i veçantë që u dha në këtë edicion ishte ai i “Kujtim Alisë”, mjeshtrit që i dha prej shumë vitesh aq shumë festivaleve për fëmijë. Këtë çmim e fitoi kompozitorja dhe tekstshkruesja Eriona Rushiti, ndërsa me çmimin e dytë të festivalit u vlerësua kënga “Mama” e Emili Dervishit, me çmimin e tretë u vlerësua kënga “Super Star” nga Gedis Germani. Gjithashtu në këtë festival u dhanë edhe disa çmime të tjera për interpretuesit më të mirë.

FJALA PDER JU
Në përfundim të kësaj mbrëmje, drejtori i festivalit Ermir Zoga vlerësoi 20 këngët e këtij edicioni.
Festivali i Këngës për Fëmijë në Shkodër ka nxjerrë ndër vite emra të njohur të skenës si: Ardit Gjebra, Inva Mula etj. duke i dhënë këtij aktiviteti një vend të rëndësishëm në ecurinë e artit në Shqipëri e sidomos për të vegjëlit.
Tre netët e tij erdhën drejtpërdrejt në rrjetin e RTSH për të gjithë shikuesit anë e mbanë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.