Shkodër , Ministrja Evis Kushi në takim me student dhe pedagog , flet për mesataren …

0
447

Ministrja e arsimit Evis Kushi ka zhvilluar një takim në Shkodër me studentë dhe pedagogë të universitetit “Luigj Gurakuqi”. Ministrja Kushi tha se nuk është ende e qartë pas muajit të parë nësë mësimi do të vijojë online apo do të ketë rikthim në auditor . Ministrja foli edhe për mesataren për mësuesinë duke thënë se nuk do të ulet në mënyrë që të kemi mësues sa më cilësor në të ardhmen në shkollat tona.Ndërkohë rektorja e universitetit të Shkodrës , profesoreshë Suzana Golemi u shpreh se universiteti i Shkodrës , i ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e mësimit online duke unifikuar në një platform të vetme në Teams . Ministrja e arsimit Evis Kushi , ka bërë inspektime edhe në disa gjimnaze të qytetit te Shkodrës , për të parë nga afër masat anti- covid që janë marrë .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.