SHKODËR, MES DEBATESH KËSHILLI MIRATON FALJEN E TAKSAVE

0
228

Këshilli bashkiak i Shkodrës është shoqëruar me debate lidhur me projekt vendimin për faljen e taksave, tarifave vendore dhe kamatvonesave për bizneset, persona fizik e juridik, individë dhe ojf. Bashkia Shkodër dhe këshilli bashkiak kanë përcjellë disa shkresa derisa erdhi momenti i miratimit por sërish mes debatesh.Këshilli bashkiak e miratoi këtë projekt vendim me disa ndryshime duke përjashtuar biznesin e madh nga falja e taksave dhe tarifave si dhe duke përjashtuar taksën e pronës. Përpara se të miratohej kryebashkiakja Voltana Ademi dhe kryetarja e këshillit Brisela Kadia shfaqën pretendimet e tyre.Fillimisht ky projektvendim për faljen e taksave rrezikoi të dështojë sepse grupi i Partisë Social Demokrate u shpreh kundër ndryshimeve të paraqitura nga këshilli bashkiak dhe pro kryebashkiakes Ademi e cila kërkoi që ai projektvendim të kalonte siç bashkia e ka sjellë në fillim.Pas një pushimi u arrit që falja e taksave dhe tarifave të miratohet me votat pro të PS por edhe të PSD. Kjo falje është bërë për tre muajt e pandemisë dhe lehtëson sado pak bizneset.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.