Është inauguruar palestra e re e peshëngritjes në Shkodër. Ajo do të mbajë emrin “Asim Belinovi”, peshëngritësit të rekordeve kombëtare.

Prerja e shiritit u bë nga kryetari i Bashkisë Shkodër z.Bardh Spahia në krah të drejtuesve të këtij sporti.

Tashmë sportistët e rinj dhe profesionist do të mund të stërviten në kushte bashkëkohore, duke garantuar për të tjera suksese të ekipit Vllaznia. Ky sport elitar që ka nxjerr emra të spikatur në arenën kombëtare e ndërkombëtare kam bindjen se do të vazhdojë të na bëjë krenar theksoi në fjalën e tij kryetari i bashkisë.
