Urime Kryetarëve të ri të Partisë Socialiste në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë.
Urime Mirela e Hilmi, kemi nevojë për forca të shtuara në Shkodër.
Urime Lulzim, uroj që të gjithë bashkë edhe me kandidatët e tjerë në Malësi e Madhe të vijojmë punën drejt përmirësimit të performancës. P.S: mos harro porosinë e dhënë për më shumë gra e vajza në parti.

Urime Kristjan, për rikonfirmimin në Vau Dejës. E njëjta porosi vlen edhe për ty si Malësia e Madhe.
Urime Anjeza dhe Pajtim, Puka sot vjen me forca të shtuara dhe reflekton vlerat që në PS duam të shohim: gra e burra socialistëqë e duan qytetin.
Urime Ervin, ke shumë për të bërë në Fushë-Arrëz, porosia e Malësisë vlen edhe për ty.