Partia Socialiste ka zgjedhur sot 61 kryetarët e rinj të degëve në të gjithë vendin.Emrat janë përzgjedhur pas një procesi të disa ditor konsultimi, dhe vendimi përfundimtar është marrë sot në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste, ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i kësaj force politike, kryeministri Edi Rama.Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se 28 nga degët e PS do të drejtohen nga gra. Në garë ishin 561 kandidatë, mes të cilëve 30% gra dhe vajza.Pas përzgjedhjes së kryetarëve të rinj, PS do të vijojë me procesin e përgatitjes për betejën e ardhshme zgjedhore, duke përzgjedhur edhe sekretarët organizativë.PS Shkodër do të ketë jo një por dy bashkëkryetarë. Vendimi është marrë nga Kryesia e PSSH dhe është bërë publik nga Blendi Klosi. Hilmi Lakti, kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër dhe Mirela Petani, aktualisht drejtore e Filialit të Postës Shkodër, do të jenë kryetarë të PS Shkodër.Në PS Malësi e Madhe kryetar do të jetë Lulzim Zara nënkryetar i Këshillit të Qarkut , në PS Vau Dejës kryetar do të jetë Kristian Shkreli, PS Pukë do të ketë bashkëkryetarë Anjeza Doda dhe Pajtim Zeqiri, PS Fushë Arrëz Ervin Doda do të jetë kryetar.