Shkodër/ Benet Beci; Nuk u them as po , as jo ndaj më pyesin qytetaret:Kur të vish ti në bashki, a ke me i hek njerëzit prej pune?

0
111
Në takime me bashkëqytetarë, jo rrallë më pyesin: kur të vish ti në bashki, a ke me i hek njerëzit prej pune?Mund të jetë një imazh i 4 persona
Mendoj se ka shumë njerëz të aftë në punë dhe me përvojë në bashkinë Shkodër. Me disa prej tyre më ka lidh puna personalisht dhe kam shumë respekt për angazhimin dhe kontributin e tyre.
Di gjithashtu që ka një pjesë tjetër kryesisht drejtues të cilët nuk janë aty në bazë përvoje apo meritash.Mund të jetë një imazh i 3 persona
Në asnjë administratë që kam drejtuar deri tani, dhe besoj me qindra vetë mund ta dëshmojnë, simpatitë politike nuk kanë qenë përcaktuese për ndërtimim e skuadrave fituese. Profesionalizmi, integriteti dhe motivimi për punë janë kriteret më të rëndësishme. Mendoj se jemi me fat që në Shkodër kemi një komunitet të rinjsh e të rejash të mirëshkolluar, që besoj se do ta pranojnë sfidën për transformimin e Shkodrës.Mund të jetë një imazh i 3 persona Duhet me afru njerëz të aftë dhe me potencial, të cilët do të jenë “ushtria” e zhvillimit të Shkodrës. Motivi për të ndërtu një bashki të mirë dhe për të pasur sukses e rezultate ndërtohet në rradhë të parë duke pasë njerëzit, bashkëpunëtorët dhe duke ruajtur të gjithë mundësitë që ke për mirëqenien e njerëzve me të cilët punon.Mund të jetë një imazh i 3 persona

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.