Mirëmbajtja dhe përmirësimi i rrugëve rurale, është në qendër të vëmendjes së Bashkisë së Shkodrës. Ditën e sotme po punohet në Njësinë Administrative Postribë, ku janë identifikuar rrugët më problematike që kanë nevojë për ndërhyrje.
Sipas planit të paracaktuar nga Bashkia e Shkodrës, do të shtrohen me asfalt 400 metër katror në rrugën Mes- Meselim, 200 metër katror në rrugën e Rasekut, 100 metër katror në rrugën Mes- Kullaj dhe 150 metër katror në rrugën Boks- Ura e Rasekut.
Prej katër vitesh, Bashkia e Shkodrës mirëmban dhe përmirëson rrugët rurale në territorin e saj, duke ndikuar në lehtësimin e qarkullit të njerëzve, mjeteve dhe mallrave.