Shkodër/Bashkia do ndjek nga afër gjëndjen e familjes Bahçja

0
110
Pas publikimit të rastit të Diana Bahcja, nëna lehonë që përfundoi në burg për një gjobë të papaguar 8 ditë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj, drejtoria e shërbimit social në Bashkinë Shkodër u sensibilizua me rastin në fjalë.Mund të jetë një imazh i 2 persona
Punonjësit e këtij sektori pasi panë nga afër kushtet në të cilat jeton kjo familje, në bashkëpunim me shoqatën “Shpresë për botën” dhe Food Bank mundësuan dërgimin e një karroce dhe krevati për foshnjën, pako ushqimore, higjeno -sanitare, veshje dhe një lavatriçe. Duke falenderuar këdo që është sensibilizuar me rastin e kësaj familje, Bashkia Shkodër bën me dije se do të vijojë të ndjekë nga afër gjendjen e familjes Bahçja.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.