Shkodër 4 Bashki mblidhen për gratë/Konferenca me fokus barazinë gjinore/

0
209
Qëllimi i konferencës: Zgjidhja e problemeve që shqetësojnë gratë
Ditën e sotme u zhvillua konferenca “Përmirësimi i barazisë gjinore në veri të Shqipërisë”, organizuar nga Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë” me pjesëmarrjen e grave drejtuese të institucioneve vendore dhe shoqërisë civile.
Fokusi i konferencës ishte trajtimi i problematikave që shqetësojnë gratë në
katër nga bashkitë e veriut: Shkodrës, Malësisë së Madhe, Fushë-Arrëzit dhe Hasit. Nga studimet e kryera rezulton se ky komunitet përballet akoma me mungesa e disa nevojave bazike si ato të energjisë elektrike, ujit të pijshëm etj.Sipas Shpuzës zgjidhja qëndron në krijimin dhe funksionimin e Njësive Gjinore pranë bashkive.Sa i përket Bashkisë së Shkodrës fokusi i problematikave u përqendrua në tre nga 11 njësitë administrative të saj: Gur i Zi, Rrethina dhe Dajç.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.