Strehëz e re për qentë. Të shohim a do ketë reagim nga ish ushtaraket që kanë kaluar një jetë të tërë në këtë repart. Do e pranojnë këta t’ua marrin repartin qëntë?!

Bashkia po shikon mundësinë ta ndërtojë tek ish-reparti ushtarak Bardhaj
Bashkia e Shkodrës ka gati një projekt për ngritjen e një strehe të re për qentë endacak me një kapacitet prej 350 vendesh. Kjo gjë bëhet e ditur nga burime zyrtare të bashkisë ku sipas tyre është duke u diskutuar mes Bashkisë Shkodër, një grupi vullnetarësh e specialistë të fushës, për të nisur nga puna një tjetër strehë me standarte dhe kushte optimale për qentë endacakë, që do të shërbejë për sterilizimin, vaksinimin dhe matrikullimin e tyre, por kësaj here me kapacitet më të madh se streha e ngritur në fshatin Rrenc.
Po studiohet pikërisht kjo zonë pranë ish-repartit ushtarak në Bardhaj me qëllimin që të mos krijohen shqetësime për komunitetin si një zonë larg qëndrës së banuar. Grumbullimi i tyre do të bëhet duke respektuar standartet ligjore, ndërkohë që vendi i strehimit parashikohet që ti plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për strehimin e qenve. Në fillim të këtij viti bashkia përfundoi strehëzen e parë për qentë e rrugës në zonën e Rrencit me një investim që kapte vlerën e mbi 3.7 milion lekëve duke menduar se do ti jepte zgjidhje problematikës së prezencës së këtyre kafshëve në rrugët e qytetit.Megjithatë kjo strehez nuk e zgjidhi përfundimisht problemin me qentë e rrugës sepse është shqetesim ardhja e qenve endacake nga qytete te tjera cka e konfirmoi edhe Drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Shkodër Alban Sekja.
Nisja e strehimit te tyre shihet si një hap pozitiv i cili kërkon me shumë kapacitet. Ajo që vijon të mbetet shqetësuese dhe kërkon zgjidhje nga çdo bashki dhe institucionet e tjera ligjzbatuese është frenimi i fenomenit të sjelljes së këtyre kafshëve endacake nga bashkitë e tjera apo edhe rajoni. Kjo ka ndikuar që sot në rrugët e Shkodrës, numri i qenve endacak të dy apo trefishohet