Papunësia është një nga fenomenet më shqetësuese në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë. Ky fenomen, fatkeqësisht, stimulon edhe shpopullimin, sidomos tek moshat e reja që kërkojnë mundësi ekonomike në emigracion.

“Aftësi për punë” (Skills for job) është projekti që synon qasjen më të shpejtë e të garantuar në tregun e punës në Shkodër, me synim pikërisht zbutjen e fenomenit të papunësisë. Projekti “S4J”, përveç arsimimit dhe formimit profesional, synon praktika profesionale e punësim në biznese, duke patur në fokus kryesor të rinjtë.

Unë personalisht dhe institucioni që drejtoj, do të mbështesin projekte që mundësojnë aftësimin profesional për punë dhe rrjedhimisht, punësimin në sektorin privat, duke fuqizuar ekonomitë familjare në Bashkinë e Shkodrës.
Kështu është shprehur kreu i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia, duke treguar kësisojë gatishmerinë e tij ,dhe të instucionit për të bërë më të mirën e mundëshme.

