SHIJIMI I POEZISË    SATIRIKE . DY FJALË   PËR   VLLIMIN   ME POEZI  :  QEVERINË E KEMI TË VIRGJËR   TË   AUTORIT   XHULIO  NDREKA

0

G. Vuçaj

Fatkeqësisht, shumë njerëz “mërziten” nga poezia satirike, qoftë sepse „detyrohen“ të mësojnë përmendësh poezi që nuk i pëlqejnë   për arsye të bindjeve politike ,a nuk i kuptojnë, qoftë sepse kanë „mësues“ që i analizojnë së tepërmi ato poezia derisa u ikën bukuria dhe freskia.Kështu  poezia    satirike është njësoj si të rritesh një trëndafil   që  ka pak gjëmba,por era që kundërmon , të bënë të harrosh , të përmisosh   thumbimin, gjë që kërkon pak njohuri, përveç dëshirës për të përjetuar diçka të bukur. Një detyrë  të tillë duket se  ua ka vënë lëxuesve ku botim   , i këtij vllimi me poezi  satire, që e studion trëndafilin  , dhe „gjëmbin“pjesë për pjesë, është pa dyshim edukuese, dhe  e dobishme për një pikëvështrim artistik apo estetik. Shijimi i poezisë së   së zhanrrit  të satirës është diçka e ndërmjetme midis përjetimit të një trëndafili  me“ gjëmba“ pa i njohur trëndafilat, nga njëra anë, dhe të bërit një studim shkencor, nga ana tjetër. Do t’i shijosh trëndafilat më mirë nëse njeh ndryshimin midis trëndafilit të çajit dhe trëndafilit të egër, nëse mund të dallosh të kuqen nga roza dhe rozën nga korali dhe e kuqja e portokalltë.  Kështu ndodh realisht dedhe  me këtë trëndafil   poetik   me   vjersha satire   të  Xhulio Ndrekes. Kësisoj në mënyrë të ngjashme, nëse mund të dallosh format dhe teknikat që i japin “ngjyra” poezisë dhe teknikat e psalmistit apo të poetëve të tjerë  mjeshtër  të  vargut  te satirës, do të marrësh shumë më tepër nga poezia  me ksëta  „gjëmba“.  Nuk  dua të ndalëm shumë  , madje  nuk  do  citoj asnjë nga   vjerrshat    satgirë  të poezisë së  poetit   satirik Xhulio Ndreka. Kjo për faktin se  lëxuesi  është njohur  paksa  me këtë poet    talënt të poezisë  satirike  edhe nepërmjet  botimeve   të disa ciklëve  poetike  në revistën  „Fjala“.Edhe një arsye tjetër   , është fakti se  ky vllim me poezi   satirike, tashme  në duartë e lexuesve  do të japin  hijeshinë , dhe  ëmbëlsinë  e humorit të spikatur , mjaft goditës  të vjerrshave mjaft mjeshtërore . Ndaj e përgëzojmë poetin , njeherazi e inkurajojmë   për të vijuar   këtë rrugëtim të bukur, duke e pasuar me  një tjetër  botim   në të ardhmën e afërt, Tashmë në dorë  do kemi  vllimin me poezi ; QEVERINË E KEMI TË VIRGJËR.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.