Senida Mesi , nuk i thotë as po as jo garës në vitin 2019 për Kryetare Bashkie

0
798
Ajo që përflitet prej shumë muajsh , madje që në ditët e para të emërimit në postin e Zv.Kryeministres së Shqipërisë për ish Këshilltaren e Bashkisë Shkodër znj. Senida Mesi tashmë nuk do të jetë çudi që të bëhet realitet në zgjedhjet e ardshme vendore . 

Një natë më parë duke iu përgjigjur gazetarit Simon Shkreli në emisionin Autochtonos në Televizionin Rozafa , Senida Mesi ndonëse nuk e pohoi , duhet thënë që as nuk e mohoi ambicien e sajë për të garuar në zgjedhjet e ardhshme për postin e Kryetares së Bashkisë Shkoder . Partia Socialiste në të gjithë këto vite nuk ka mundur as edhe një mandat të vetëm të fitojë në Shkodër për të qeverisur Bashkinë . Kujtojmë që në zgjedhjet e fundit përballë Kryetares tashmë aktuale të Demokratëve znj. Voltana Ademi pati konkuruar një tjetër Socialiste mjaftë e njohur edhe si Kryetare e PS në Shkodër edhe si biznesmene e suksesshme në qytetin e Shkodres znj . Keti Bazhdari , e cila e humbi sfidën ndaj znj . Ademi . Nderkaq duket se sërish për Socialistët mbetët për tu provuar një Grua që vjen me staturen e Zv.Kryeministres , ç’ka pretendohet që atë të cilën nuk e bënë shumë Burra dhe një Grua si Bazhdari ndoshta do e realizojë Senida Mesi . Ndonëse është akoma herët por nga ana tjetër vlerësohet se cdo gjë është në kohë për të filluar pregaditjet për zgjedhjet e vitit të ardshëm .

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.