SË BASHKU DREJTË BASHKIMIT KOMBËTAR

0
2263

Pas aktivitet të organizuar në fshatin Hot , njësia administrative Kastrat , Bashkia M.Madhe , pikrisht tek lapidari kushtuar njëres prej ngjarjeve më të lavdishme të popullit tonë , asaj epoje e cila njihet si kryengritja e M.Madhe e vitit 1911 . Ku pikrisht me 6 prill të atij viti Malësoret e drejtuar nga kryetrimi Ded Gjon Luli , paten ngritur për herë të parë pas Skenderbeut flamurin tonë kombëtar në Malin e Deçiçit . Kësisoj aktivitet pasuan njëra tjetren . Fillimisht ka qënë Kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj i cili ka përshendetur gjatë një dreke festive mysafiret nga komuna Skenderaj Kosovë , të cilet të drejtuar nga Shoqata Vllazerore Kosovë- Martin Dreshaj – M.Madhe , me Kryetar Ukshin Jashari dhe grupin artistik të Komunes Peje të drejtuar nga Drejtori për Kulturen z. Ramiz Shala . Kreu i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj , në fjalen e tij përshendetëse ka falenderuar vllezerit nga Kosova dhe veçanarisht artistet e këtij ansambli të cilët realisht i dhanë një kreshëri të veçantë gjithë kësaj dite festive . Ndaj nuk kishte se si të ndollte ndryshe veçse kështu Miqt nga Kosova kanë vlersuar me çertifikatë Mirënjohje Kryetarin e Bashkisë Tonin Marinaj , me motivacionin : Së Bashku drejtë Bashkimit Kombëtar . Po kështu me çertifikatë mirënjohje janë vlersuar edhe Shoqata Atdhetare M.Madhe Nderi i Kombit , si dhe Shoqata Kulturore – Artistike “Sali Mani” . Nderkohe që në pritjen zyrtare të organizuar në Bashki , nga Kreu i Bashkisë Tonin Marinaj për mysafiret , krahas shkëmbimit të mendimeve dhe propozimeve për të intensifikuar mardhëniet ndermjet Komues Skenderaj Kosovë dhe Bashkisë M.Madhe Shqiperi , tashmë nga Kryetari Tonin Marinaj është pranuar ftesa për një vizitë brenda këtij viti në Komunen Skenderaj . Nderkaq miqve nga Kosova u është dorzuar certifikata e mirenjohjes dhe vlersimit për punen model që keta kryejne në sherbim të mardhenijeve kulturore .

FOTO AMATORE : 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.