Rovena Klejo Xhuxha:Vazhdon historiku i familjes Suma., per te cilen jam.krenare….

0
137
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Familja Summa ne Shqiperine e Veriut ne Shkoder. Nje qelize qe ka zene jete qe nga viti 1331 dhe qe vazhdon te jetoje sot ne disa kontinente. I pari i tyre, Baroni i San Sergios (Shirgji i sotem, prane Bunes), Demetrius Summa, e ka pasur te paimagjinueshme, se cfare vrage do te linin ne histori pinjollet e tij. Por, vazhdimesia duket se eshte hyjnore. Ai, ne kohen e tij, mundi rivalin me te madh te kohes, Stefanin Dushanin, mbretin e famshem serb, qe kohe me vone do te fuste ne zoterimet e tij te gjithe Ballkanin. Familja Summa duket se reziston bashke me te gjitha bashkevendasit e tyre, qe flisnin te njejten gjuhe dhe ndanin te njejtat shqetesime.
Qe nga ai vit, trashegimtaret e Summajve nuk permenden shume, pervec se ne vitin 1600 me Kole Summen. Ai permendet si tregtar i nderuar dhe nje pasanik i madh i qytetit te Shkodres dhe Ulqinit. Pasardhesit e tyre do te vazhdojne me emra te tjere te nderuar, qe do te jene nga te gjitha profesionet e nderuara te kohes. Nga fotografite, qe jane ruajtur ne shtepi dhe qe kuptohet se perfshijne nje trashegimi te pakten 100 vjecare, te ndjekin veshtrime burrash me veshjet me moderne te kohes, ne studiot e fotografeve te ndryshem ne Vjene, Milano, Piza, Padova, Raguza etj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.