Rikthehet Armando Broja, 4 ekipe të Premier Lig në garë për të

0
158
FJALAPER JU …

Armando Broja duket se po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Çelsit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, do të ketë pak mundësi që të gjejë hapësira në radhët e bluve nën drejtimin e Mauricio Poçetinos dhe për këtë arsye, kërkon një skuadër që të luajë rregullisht. Dhe me sa duket, ofertat nga elita e futbollit anglez nuk mungojnë. Armando Broja - Player profile 23/24 | Transfermarkt Afrimi i Nikolas Xhekson gjatë merkatos së verës te Çelsi ka bërë që hapësirat për Brojën të mbyllen dhe sipas “TEAMtalk”, futbollisti të kërkojë largimin, duke parë opsionet që i ofrohen për të vazhduar karrierën.Sipas të njëjtit burim, aktualisht ka interesim nga katër klube të rëndësishme të Premier Ligës të cilët janë Uest Hem, Kristal Palas, Brentford dhe Bërnli. Por këto nuk janë të vetmit, pasi ka edhe skuadra të tjera që interesohen për lojtarin e kombëtares shqiptare të futbollit.Tani mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë Broja rreth të ardhmes së tij, por padyshim kërkesa numër një që ka futbollisti, është aktivizimi i tij i rregullt. Në këtë mënyrë, ai synon që të kthehet në formën më të mirë, për të rikuperuar sa më parë kohën e humbur nga dëmtimi që pësoi në dhjetor dhe e la jashtë fushave të lojës për gjysmën e dytë të sezonit që u mbyll.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.