Rezultate të konsultimit me publikun në njësinë Dajç

0
166
Konsultimi me publikun për projektbuxhetin e Bashkisë Shkodër për vitin 2022 dhe atë afatmesëm 2022- 2024, është një proces shumë i rëndësishëm për qeverisjen vendore bashkë me komunitetin.
Në takimin në njësinë Njësinë Administrative Dajç, ku ishte një pjesëmarrje e gjërë edhe e zonjave, diskutuam për shqetësimet, nevojat, prioritetet për mbështetje nga bashkëadministrimi vendor.
diskutimet e propozimet e banorëve janë perqendruar në:
• Përmirësimin dhe shtimin e terreneve sportive, rritjen e mbështetjes për shërbimet e mirëmbajtjes dhe infrastrukturës në shkolla;
• Përmirësimin e infrastrukturësnë kopshtin në Dajç, kryesisht për disa riparime të nevojshme.
• Problemin e transportit të nxënësve dhe ndërmjetësimin me ZVA Shkodër për mundësmin e përfitimit të këtij shërbimi nga të gjithë;
• Përmirësimin e shërbimeve publike në tërësi:
• Nevojën për shtimin e kontenierëve dhe shtrirjen e shërbimit të mbledhjes dhe transportimit të mbetjeve urbane në zonat ku tashmë është shtrirë infrastruktura rrugore;
• Nevoja për sensibilizim dhe angazhim të komunitetit në vullnetarizëm dhe në mbajtjen pastër të mjedisit;
• Përmirësimin e ndriçimit publik nëpërmjet shtimit të numrit të ndriçuesve dhe vendosjen e tyre në zona me densitet të lartë të banorëve.
• Vijimin e punës për mirëmbajtjen dhe hapjen e sistemit të kanaleve kulluese dhe vazhdimin e investimeve në rrjetin e ujitjes;
• Nevoja për përmirësimin e shërbimit të mirëmbajtjes së varrezave publike, duke parë mundësinë e punësimit të disa banorëve të zonës.
• Nevojën për të vijuar me projektet e nisura të infrastrukturës rrugore sipas prioritetetit të vendosur nga banorët e Dajçit dhe konkretisht: Dajç- Rruga e Dakajve, Rruga e Shirqit, Rruga e Lac Gjusheve, Rruga e Mandajve, Rruga e Rrushkullit, Mushan (te stallat).
• Nevojën për sensibilizim dhe aplikimin e masava përkatëse për pagesën e taksave dhe tarifave vendore, si një detyrim për tu përmbushur nga ana e banorëve të Dajçit për të mundësuar financimin e nevojave dhe prioriteteve më sipër.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.