REFORMA NË POLICI…

0
VEBI KURTAJPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Alo, grua, me të thanë, më duhet,
Me gjas, mbetëm pa ra poshtë,
Ne sumës që po më kruhet,
Po me hasë “sharra në gozhdë”.
Me kerkojnë diplomë me resme,
Kjo reformë s’të falë aspak,
Kush s’e ka shkollen e mesme,
Qysh sot, na xhveshin “curak”.
Jam merzit e ba me plasë,
Vendin e punës e humbem.
Gruaja:
Boll ke shty me 2-3 klasë,
Hajde n’shpi e laje sumen.
Si nuk bane lum një herë,
S’tu hoq mendja prej bagëtive,
Eh, “Iriqi n’ferrë se n’ferrë”,
S’ka ça ban, ec grahu dhive…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.