RECENSION Libri/“MALËSISË I KËNDOHET NË VARGJE” NGA IlMI KURTI

0

Prenda Sejdia  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Ilmi Kurti i Kastratit gjendet në krye të atij klasifikimi me shumë vepra e botime duke sjellë për lexuesin e gjërë brenda e jashtë kufinjëve shumë shkrime e krijime interesante.
Kështu që bota e tij krijuese strukturat përmes njohurive të pafund, diapazonit të gjërë dhe ndjenjës së pakufishme për artin dhe letersinë, ku shpalos plot finesë efektin stilistik figurativ dhe estetik.
Vepra poetike e radhës;
‘MALËSISË I KËNDOHET NË VARGJE‘
e cila përbëhet nga një numër i konsiderueshëm me poezi përmes së cilave dëshmohet një konceptim mbresëlënës ky poet me vizion e botë të madhe që vazhdoi në gjurmët dhe shembujt më të mirë ndaj dhe shprehet me difinicion se poezia është shprehje e së bukurës nëpërmjet fjalëve të thurura mjaft harmonikisht dhe në mënyrë artistike, ndaj në këtë vëllim përmes vargut poetik shpërthen me trajtat e ligjërimit mbi aktet e heroizmave dhe përvëlimit të dashurisë për Atdhe e kryesisht Malësisë ku u lind e rrit autori, duke shprehur ëndërrat e pafundme për atdhe përmes forcës së fjalës, ku fjala brenda magjisë së vet krijon atë figuracion artistik ndër vargje dhe kështu jep imazhet reflektuese kur brenda muzës së mendimit lind ideja se në vete mbërthen një kohë të gjërë ku mbështjell vitet në krijimtari.
/malësorë me prejardhje më thonë
/kështu kanë me më thirrë gjithmonë
/Së kur më lindi e lumja nanë
/s’pata kryq as yll e hanë
/por m’lindi fëmijë qelibarë
/me gjak pellazg, Ilir, shqiptarë
/kush është burrë s’kapet për fe
/gjithçka i jep të shtrenjtit atdhe
/çfarë nevojet ka shqipnia
/për kaq shumë kisha e xhamia
/më thuaj ç’është gjithë kjo garë
/kush po don më na përçarë
/mbështjellë në çallma, perçë e shamia
/me humb shqiptares bukuria
/traditë kurrë s’pat shqiptaria
/këto i ka Turku e Arabia
/shqiptarët kanë veshjet e veta
/xhamadan, çakçirë e xhubleta
Nëpër këto vargje
‘JAM SHQIPTARË, SHQIPTARË KAM LE’ plot metafora ku vargu tregon atë ndjeshmëri të lartë Atdhe- dashurie dhe citon fjalët më pikante që përmban fjalori fiton çlirimin ku mendja e krijuesit shpik lëndën pasi me një ndjenjë epike dhe na prin brenda muzës së mendimit ku brenda vargjeve kërkon hapësira ku shpjegohet dhe brengat i shpreh përmes metaforave, dhe thellësisë mendimit ndaj kjo poezi është thellësisht e lidhur me poezinë e traditës.
Në fakt çdo poezi ka ndjeshmërinë dhe ritmin e saj, që të funksionalizojë parimin krijues është e natyrshme të parapëlqejë kodin tematik dhe estetik.
Ai krijon përfytyrimin dhe shpërfytyrimin e harresës, mahnitjes, ikjes, durimit, vetmisë, mallit, plagëve, krizave, klithmës së lirisë, shënjestrës së armikut, lashtësisë, errësirës e dritës, mungesës e shpresës, veshjeve etj, pra gjithçka nga tradita shqiptare të cilat janë trajtuar ndër tema të shumta e të larmishme të këtij vëllimi plot muzikalitet.
Situatat dhe ngjarjet, detajet dhe rrëfimet metaforike zbulojnë fuqinë e dimensionit dhe kuptimin e ndjeshmërisë së thellë të atdhetarisë mbivendosur në relacionet midis figurës a ritmit, autori shpërthen në sfondin e përjetimeve ku renditen sipas shkallës përjetimit, pra ku ka dhimbje ka harresë a devijim.
Aty ku mendohet se ka harrim, ka më shumë thirrje për rizgjim.
/Luan Bajrami qëndrestarë
/Tanë Rrjollin e bani krenarë
/Skalitë e ka emrin me arë
/Lart e çoj emrin shqiptarë
/Për qëndresë u doli zani
/Burrë e trim Luan Bajrami
/Komunizmit s’ju nënshtrua
/Tridhjetë vjet e kanë denua
/Komunizmi kundra fesë
/I doli Rrjollit i pa besë
/Për besë Rrjollit i ka dalë nami
/Besë kërkon Haxhi Hajdari
/Tek Nosh Kola e Luan Bajrami.
/Që e kanë mbrojtë truallin e vet
/Qyshë në kohë të Skenderbeut
/Nuk i harron Malësia përjetë
Janë shkëndijimet në këtë vëllim poetik dhe përpiqet të kapë ndriçimin, spërkat ndjenjat e mendimet, si birë i malësisë brenda vendit stërgjyshorë ku ndjenjën shpitërore e lidh me heronjtë besën e trimërinë si virtyte të pavdekshme.
Ai ngre në piedestalin e kohës emrat më në zë të Rrjollit dhe Malësisë Madhe por plot krenari për gjenezën.
Fantazia për krijuesin është shumë e përafërt me botën reale së cilës i referohet duke krijuar premisa të kapshme e logjike e ndjenjat emocionale të lexuesit dhe shpalosësit e ndjenjës vargjeve.
Kur e them këtë sigurisht parafytyron lexuesin e imagjinon atë, sepse do ishte vetëm imagjinata, ndaj vargu do t’ja krijojë atij që e shpalos vargun edhe kur thotë se sistemi komunist i doli Rrjollit i pabesë.
Pra ndëshkon me fuqinë e fjalës.
/Moj e bukura kaçurrele
/Gojë ëmbël e top sheqere
/Shumë fisnike e bujare
/Lum që t’ka Malësia e Madhe
/Moj e bukura kaçurrele
/Për mu je si karamele
/Ata sy të zi si rrush
/Plotë dashni zemrën ma mbush
/Kaçurrele dhe e bukur
/Krahët e lehta porsi flutur
/Edhe flutura e pranverës
/Lakmi ja ka kaçurreles
Kumt i bukurisë malësore që përmenden shpesh ndër vargje e poezi ndaj dukshëm shpreh bukuri në varg ku nxjerr në pah anën pozitive të femrës malësore dhe përshkruan me krahasime si flutur, karamel, pranverë a top sheqere që përjetoi plot ndjenja poeti e gjithashtu edhe njerëzia.
Me figuracion e sjell fisniken bujare që ëmbëlton përmes vargut gjininë femërore, ndaj ndjenja që përjeton poeti për njeriun e fisëm si gjysma më e mirë vjen në mënyrë të përsëritur në tekst por në forma të ndryshme, me frymën e trajtave gjuhësore dhe kap efektin stilistik, figurativ dhe estetik.
Forma më e përshtatshme për të shpalosur potencialin që mbart autori brenda vetvetes është dhe gjendet në artit poetik, ndaj brenda vargjeve gjejmë ato elemente që ngacmon imagjinatën e reflekton në vargje.
Pra sado e fuqishme të jetë dhe vlera artistike të ketë gjithçka varet nga ndjenja dhe shija që ngacmon lexuesin.
Në këtë vëllim poetik të stilit përzgjedhjes s’ka se si të mos të bien në sy poezitë mjaft të gjata plot brendi, finesë dhe rimë.
Vargje ku flasin shumë sa një jetë e tërë, përmes fantazisë shprehet në art duke u kthyer misionarë i prirjes së zhvillimit dhe i ecjes njerëzore me largpamësi brenda boshtit të temës dhe poezisë, pra muza e poetit është dhe burimi i artit të poezisë ku bart dhe shpirtin e epokës së caktuar ku përcaktohen dhe vlerat që ka ky lloj arti siç është dhe ky vëllim poetik.
Poeti si një shkronjës, këngëtarë i cili të bukurën e shpirtit e transmeton përmes fjalës gjithë frymën e tij me këngë shpirti.
Në këtë vëllim dhe çdo poezi, vargu bëhet mesazh apo thirrje për një shoqëri të gjërë me të njëjtat ndjenja karshi ruajtjes së traditave kulturës, familjes e rrjedhimisht mbi interesat kombëtare ku vjen si shkëndijë dhe dritë që hap shtigje, ta ndjejmë, ta shohim a ta prekim përmes vargjeve.
Për poetin poezia është kënga e shpirtit që merr udhë përmes mjeshtërisë së fjalës dhe diapazonit tij.
Nuk flas për klasifikim të muzikës por shembulli përkon me afërsinë që bën atë dhe dëgjuesi është afër tij duke pikasur ndjenjat që krijohen mes dy palëve.
Mendoj që mjafton përshkrimi mbi përafrimin mes këngës dhe poezisë gjithashtu dhe këngëtarit e poetit plot larmi muzikalitet dhe kolorit po ashtu.
Në këtë vëllim poetik (përzgjedhje) fuqia e fjalës është tejet e dukshme dhe përmes imazheve përcillen mesazhe të shumta.
Ama, nga mjeshtria e vendosjes së saj do varej bukuria, estetika, fuqia e poezisë, mesazhi e ndjeshmëria e saj tek lexuesi dhe jo për fjalën në varg autori nuk e mendon si fjalë të përditshmërisë dhe metafora është arma më e fuqishme në ndërtimin poetik.
Ilmi Kurti ia ka arritur që lexuesi të ndjejë atë që ka ndjerë ai si një përjetim çasti duke përçuar këtë ndjenjë përmes fjalëve.
Padyshim se ky libër është pjesë e letersisë shqiptare që këtij autori do ti shtohet në historinë e letersisë duke qënë model frymëzimi dhe përcjell ide për studime të reja për poetët a studjuesit duke bërë që ky libër të meritojë vlerësim.
Urimet mia më të sinqerta për poetin Ilmi Kurti por dhe përmbledhësin e poezive Gëzim Ajgeraj
Suksese autorëve
Udhë të mbarë librit
Prenda Sejdia
Lezhë 23. 02. 23

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.