REAGON OLTA XHAÇKA: TË SHOKUAR PËR VRASJEN E AMBASADORIT ITALIAN NË KONGO

0

Ministrja e jashtme Olta Xhaçka ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e shënuar sot në Kongo ku mbeti i vrarë ambasadori itali.“Të shokuar nga lajmi i vrasjes së Ambasadorit Italian në Republikën Demokratike në Congo. Zemrat tona shkojnë drejt familjes së tij dhe familjeve të dy viktimave të tjera të sulmit. Ngushëllimet dhe solidaritetin tim të thellë me kolegët tanë në@ItalyMFA”- shkruan Xhaçka.Ambasadori italian, Luca Attanasio, u vra sot gjatë një sulmi në Republikën Demokratike të Kongos. Mediat ndërkombëtare thanë se ambasadori Attanasio po udhëtonte me karvanin e ndihmave ushqimore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në qytetin Kanyamahoro, kur është sulmuar nga disa persona.Dyshohet se personat kanë patur për qëllim t’i marrin peng. Gjatë konfliktit me armë dhe ndërhyrjes së Rojeve të Parkut, ka mbetur i vrarë një polic dhe është plagosur ambasadori italian, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.