Reagimi/ Benet Beci :Jam Solidar me banorët e Dukagjinit…Por mbase ka harruar se ku ishte më Parë!

0
132
Ky është reagimi i deputetit , tashmë  kandidat  përKryetar i Bashkisë Shkodër Benet Beci. Dakord me solidaritetin tënd o deputet  o … Po mbase je kujtuar vonë, kështu u shprehen disa dukagjinas…!Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Investimet publike – Rruga e Dukagjinit.
Sot në Shkodër pati një protestë me pjesëmarrje të madhe të banorëve e ish-banorëve të zonës së Dukagjinit para bashkisë e prefekturës, për rrugën e Dukagjinit. Dua të përshëndes të gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit për pjesëmarrjen e madhe dhe qytetarinë nga a cila u karakterizua e gjithë protesta.Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Jam plotësisht solidar me ta në kërkesën për ndërtimin e rrugës. Përgjatë viteve e kam përshkuar disa herë atë rrugë dhe duke patur përvojën e thuajse të gjitha rrugëve rurale të Shqipërisë besoj se është ndoshta më e vështira dhe më e rrezikshmja në vend.
Jam shumë i ndërgjegjshëm që mungesa e rrugës thellon problemet sociale dhe ekononomike të një zone të varfër dhe nxit edhe më tej braktisjen e zonës.Mund të jetë një imazh i rrugë, pemë dhe natyra Përtej rëndësisë sociale dhe ekonomike, rruga është aksesi i vetëm i një zone shumë të gjerë me tradita të jashtëzakonshme e më një komunitet që është fort i lidhur me zonën e vet.
Gjatë këtyre viteve është punuar për të përfunduar lidhjen rrugore Qafë Thore-Theth; po punohet për segmentin e rrugës Theth-Ndërlysaj dhe ka përfunduar plotësisht projekti i detajuar teknik nga Prekali në Ndërlysaj së bashku më një degëzim të rëndësishëm që lidh me Lekbibajn dhe zonën e Gjakovës në Kosovë.Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë
Kjo lidhje do të krijojë një unazë përfundimtare të Alpeve dhe do të jetë një mundësi për rivitalizimin ekonomik në zonë. Sigurisht duke qenë një rrugë shumë e gjatë, e vështirë dhe malore, ka një kosto financiare të konsiderueshme të investimit. Jemi duke parë të gjitha mundësitë për financimin e rrugës me Qeverinë Shqiptare dhe donatorë të huaj. Shpresoj që së shpejti do të kemi lajme të mira; kjo protestë sot vetëm më motivon shumë më tepër që rrugën të mund ta bëjmë realitet.Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz duke ecur, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.