Rama ,”Rrumbullakos” Policinë,𝐢 𝐣𝐞𝐩 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝟏𝟎𝟎 𝐝𝐢𝐭𝐞̈ 𝐚𝐟𝐚𝐭 𝐑𝐫𝐮𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥𝐚𝐤𝐮𝐭: 𝐍𝐱𝐢𝐫𝐫𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐧𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐮𝐝𝐡𝐞̈𝐤𝐫𝐲𝐪𝐢!

0
130
𝐍𝐠𝐚 𝐑𝐫𝐮𝐠𝐨𝐫𝐣𝐚 𝐭𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊, 𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐢 𝐣𝐞𝐩 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝟏𝟎𝟎 𝐝𝐢𝐭𝐞̈ 𝐚𝐟𝐚𝐭 𝐑𝐫𝐮𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥𝐚𝐤𝐮𝐭: 𝐍𝐱𝐢𝐫𝐫𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐧𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐮𝐝𝐡𝐞̈𝐤𝐫𝐲𝐪𝐢!Mund të jetë një imazh i 1 person
Kryeministri, Edi Rama, zgjodhi të ishte vetë i pranishëm përkrah Ministrit të Brendshëm Çuçi në prezantimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Muhamet Rrumbullaku, kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Ardi Veliu dhe kreut të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Dallëndyshe Bici.
Brenda këtij afati kohor, tha Rama, Rrumbullaku do të duhet ta nxjerrë policinë nga udhëkryqi ku është.Në një fjalim të gjatë që siç tha ai nisi ta shkruajë që ditën e tragjedisë së Himarës me vdekjen e 7 vjeçares Jonada Avdia, Rama i shpalosi dhe planin 100 ditor kryepolicit Rrumbullaku me detyrat përkatësi.

REKLAMA; REVISTA FJALA PWERHERE ME JU , DHE PER JU! Kontaktoni në shkabarevista@yahoo.co
Rama: Zoti Drejtor i Përgjithshëm unë besoj se nuk e teproj po të them që brenda 100 ditësh policia e shtetit duhet të dalë nga udhëkryqi ku ndodhet. Mbështetjen politike do ta keni dhe ju siç e ka pasur paraardhësi juaj, apo paraardhësi i paraardhësit tuaj apo paraardhësi i paraardhësit të paraardhësit tuaj të plotë, pa kushte, pa asnjë ekuivok apo interferencë. Qoftë e largët dita kur unë do të zë me gojën time një emër të vetëm oficeri policie çoje këtu, çoje aty. Deri tani nuk ka ardhur, nuk ka shans të vijë. E kam bërë me ju bisedën të njëjtën që kam bërë dhe me të tjerët para se të merrin detyrën, telefonatave ju keni për detyrë tu përgjigjeni por kërkesave nëpër telefona ju nuk keni detyrë ti përgjigjeni nga kushdoqoftë që të vijnë. Vetëm ditën kur unë do t’ju marr në telefon për t’ju ndërhyrë ju keni të drejtë të filloni të bëni shërbime të kësaj natyre, por kjo nuk ka për të ndodhur.
Rama u shpreh besimplotë se me treshen Rrumbullaku-Veliaj-Bici, do të hapë shpejt një kapitull të ri ndryshimi dhe arritjesh në funksion të forcimit të rendit dhe sigurisë publike, por mbi të gjitha në funksion të barazisë para ligjit

REKLAMA : DONI TW GJENI QETESINE E NJE PUSHIMI LARGE ZHURMAVE , DHE FRESKINE E BJESHKVE , KJO VILE I KA HAPUR DYERT NE FSHATIN PIKTORESKE BOGE M.MADHE
Rama: Kam shumë besim, mbase më shumë se asnjëherë tjetër më parë, se ky lidership i ri me kryepolicin e ri të policisë, me drejtuesin e ri të AMP dhe drejtuesen e re të IKMT dhe me të tjerët që do përzgjidhen në proces nga Drejtori i Përgjithshëm dhe vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm, duhet të hapë shpejt një kapitull të ri ndryshimi dhe arritjesh në funksion të forcimit të rendit dhe sigurisë publike, por mbi të gjitha në funksion të barazisë para ligjit. Askush nuk është mbi ligjin dhe çka thashë për operacionin me katet dhe shtesat është shumë i rëndësishëm dhe si mesazh shumë i qartë për të gjithë.
Ditën që cilindo emër që asociohet me mua apo qeverinë për shkak të aktivitetit ekonomik të madh që ka do të vihet përpara përgjegjësisë ligjore për cilëndo shkelje, unë do të jem dyfish i gëzuar, cilido emër. Edhe për Policinë e Shtetit vlen e njëjta gjë si për çdo institucion dhe fushë tjetër sot.Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë
Si dita me natën në raport me ku ishim dhe si nata me ditën në raport me ku duhet dhe duam të jemi. Forca përpara drejt, pa u lodhur, duke e bërë natën ditë që e nesërmja të jetë akoma më e mirë për policinë e shtetit dhe kur është e mirë për policinë është shumë më e mirë për të gjithë qytetarët dhe të gjithë ata që kanë vendosur apo do të vendosin të jetojnë në këtë vend.
Vizioni i Ramës për Rrugoren, Policinë e Rendit, Krimin Ekonomik dhe ndërveprimin mes institucioneve

REKLAMa: MOS U MERAKOS NI PER AUTOMJETIN TUAJ GOMISTERI SELA1,GARANCI , SHPEJTEASI , SIGURI
1-Policia Rrugore duhet të ikë nga pritat rutinë nëpër rrugët kombëtare, makinat inteligjente mund ta kryejnë më së miri kontrollin e shpejtësisë. Së shpejti do të kemi dhe kamerat inteligjente që do instalohen pjesë-pjesë në akset kombëtare të vendit, se fillojmë së shpejti me 200 kilometrat e para, dhe do mbyllet përfundimisht epoka e kontrollit të shpejtësisë me sy nëpër kthesa dhe kënde rrugësh. Por unë besoj se që sot Policia Rrugore duhet dhe mund të largohet nga të gjitha pritat në të gjitha rrugët kombëtare se boll ka punë në rrugët kombëtare për të garantuar moscënimin e akseve, mosndërhyrjet brutale, mosndërtimet jashtë vijës që përcakton ligji etj.
2-Policia kriminale duhet të ristrukturohet terësisht dhe duhet ndarë dhe më qartë vija e luftës me krimin e organizuar në shkallë kombëtare nga ajo me krimet ordinere në shkallë qarqesh dhe bashkish. Keni fituar avantazhe të rëndësishme në terrenin e luftës me krimin dhe nuk mundet kurrësesi të vihen në pikëpyetje, përkundrazi duhen thelluar ndjeshëm dhe pa humbur kohë.

Vera “Medaur” shija e vëres që të jep miqësi, nga Kantina “Miqësia në qytetin e Koplikut
3-Struktura e Krimit Ekonomik në policinë e shtetit është struktura më absurde, më joefiçente dhe më kokëforta përballë çdo përpjekje për ndryshim që është bërë.Por ajo që ka ndodhur, sidomos muajt e fundit, është se ka kaluar nga parazitizmi në aktivitet banditesk. Duhet të rithemelohet, të merret me krimin financiar në shkallët e larta të aktivitetit ekonomnik të vendit, të merret me milionerët në shkallët e larta jo si kategori por ata që janë problem, aty ku biznesi ndërvepron me politikën dhe jo të dalë për gjah adresë më adresë, biznes më biznes. Ky është fundi që shyqyr e keni kapur në fillim.
4-Bashkëpunimi me Agjencitë e tjera ligjzbatuese që nga Prokuroria, SPAK, SHISH, deri te Tatimet dhe Doganat duhet çuar në një nivel tjetër. Policia e Shtetit duhet të fitojë kuota të tjera besimi dhe kuota të tjera mbështetje nga publiku.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.