Ralf Gjoni:Një popull që shet votën, sulltanatin e ka pak, talljen e ka hak”….

0

Vetëm një pyetje lind për këta politikanet tan:Mirë populli  që e shet votën është… Po ju blersit çfar jeni?

Deputeti Ralf Gjoni ka folur sot në Kuvend për shitblerje votash.  Sipas tij, një popull që shet votën, sulltanatin e ka pak, talljen e ka hak.Ndërsa ka replikuar me deputetin Myslim Murrizi, Gjoni ka treguar një histori që ka të bëjë sipas me një rast të shitblerjes së votës. “O Myslym i dashur, se po shkojmë drejt fundit të kësaj legjislature, unë kisha vendosur të mos mbaja fjalim sot, po më ngacmove me dy gjëra, listat e Philip Reeker që shpresoj shumë t’i ketë sjellë ato lista të inkriminuarish dhe t’ia ketë dorëzuar në dorë dhe Edi Ramës edhe Lul Bashës, sepse ti dhe unë e dimë mirë se sa të inkriminuar do të ketë këtu në parlamentin e shtatorit në qoftë se ai parlament do të mblidhet. Por më ngacmove shumë me atë 100 euroshin, se tek zona ime në Xhamllik në 2017 me 20 mijë lekë e kanë shitur votën, shumë-shumë votues.Doja të tregoja një histori të vogël për replikë.Shkon një deputet i zgjedhur në një qytezë, fshat të vogël të Jugut mbasi sapo ishte zgjedhur deputet dhe ngrihen banorët e zonës e ulërasin, s’kemi rrugë, na premtove rrugën s’na e bëre, s’kemi ujë, s’kemi drita, s’kemi bukë për fëmijët.Gërthiste njëri atje nga fundi i sallës. Kush është i thotë ky? Beqiri thanë këta, Beqir çohu në këmbë i tha, ça ke që flet, unë ty të kam dhënë lekët tha për votën, mbylle gojën dhe m’u zhduk jashtë kësaj salle, zhduku.Doli Beqiri me bisht ndër shalë dhe iku nga salla. E vërteta është e hidhur na vret të dyve, na vret të gjithëve, një popull që shet votën, sulltanatin e ka pak, talljen e ka hak”, tha Gjoni./CNA.al

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.