Murrizi:Presim estradën për pazarin e dyshes Rama-Basha në datë 9 shtator.

0

Deputeti opozitar, Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me një vendim të qeverisë për marrjen e huave. Nga foltorja e Kuvendit ai tregoi se çfarë do të ndodh në legjislaturën e re në shtator.Ai tha se presin estradën për pazarin e dyshes Rama-Basha në datë 9 shtator.“Megjithëse ministrja e Financave nuk është në sallë, pas 30 vitesh hiqet neni që detyron qeverisë që të ulë borxhin publik. Është akt që i zgjidh qeveris që të marr borxh sa i teket. E dyta, është shtim i shpenzimit, për të rimëkëmbur ekonominë. Shpenzime që nuk justifikohen. Po rrisni borxhin publik, në dy seanca 400 mln euro hua. Çfarë është kjo heshtje nga ju që keni artikuluar kaq e kaq deklarata shtypi, nuk kam dëgjuar një deklaratë nga partia e Lulit që i donte listat 100% të hapura. Apo pret shtatorin për t’u ulur në prehrin e tjetrit, do të dalin lakuriq këta dashnorët e mëdhenj të listave të hapura.Këtu do të jeni rrogëtarë, duhet të jepni dorëheqjen. Bëjeni për akt moral. Kalimtarë në këtë botë o pseudo deputetë, o ju galaktikë që mezi prisni të hyni në shtator. Lërini mandatet të vijnë ata që duan qytetarët. Edhe pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi tani pas zgjedhjeve, qytetarët kanë votuar sërish. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar nenin që poshtëronte qytetarët.Murrizi:P Kam rastin që në shtator të shoh sesi do të ma dridhni belin ju dy balerinat e turpit të politikës shqiptare. Do të shikojmë se çfarë dredhje beli të radhës do të kemi në shtator.”, tha Murrizi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.