R E C E N S I O N/Libri; STINËT E LARGËSIVE nga Shpresa Zurnaci Gashi

0
164
Prenda   Sejdia  Nervi poetik i Prenda Sejdisë , i mprehur nga shqetësimi social-bashkëkohor  - InfoPressAlbania
Është bukur të flasësh a shkruash për poetët a poetet, për njerëzit që dekadave shtegëtuan bashkë me kohën e hapësirën poashtu.
Për ata që botës tyre shpirtërore i mungon Atdheu me çdo grimcë apo copëz të saj; çdo shteg a kalldrem por dhe balta e mëmëdheut.
Kur malli të djeg a përvëlon për nënën e babanë, vëllezër, nipër e mbesa, shoqen e shkollës që kurrë më su pamë, vajzën e komshiut, për bangat ku kaloi ditët shkollore, seç të djegin e përvëlojnë shpirtin ashtu si ditët Naimjane që aq shumë ngjashmëri kanë në mall.
Sa shumë mungesa, sa shumë etje, sa shumë mallë, sa shumë kujtime që ta ngjallin krupën.
Madje, mendimi është ajo forca e gjithpushtetshme që mbërthen ndjenjat e njeriut duke e udhëhequr në jetë bën të hapërosh stuhitë, madje të prekësh ylberet shumë ngjyrëshe.
Mendimi ndryshon vendimet, çan bllokadat, bën të shikosh botën plot ngjyra, të ndjehesh triumfator, ndaj s”ka se si të qe ndryshe as me autoren e këtij libri poetik me titull të mirë menduar dhe studjuar në në gjithë kohët ndër dekada pos “STINËT E LARGËSIVE” pra, ky titull metaforik seç bën të shikosh kohët me sytë e mendjes.
Ama për poete Shpresën koha ka folur me gjuhën e artit, pasi ajo na vie kësaj radhe me vëllimin e saj të njëmbëdhjetë.Shpresa Gashi
Gjithnjë e më e plotësuar dhe akoma më e kultivuar, pasi Gjuha Shqipe pë autoren Shpresa, është ajka e ajkave, është drita e pashuar, është mjalti i mjaltit ndaj e ruajti dhe u kujdes për të si për dritat e syve.
Prandaj në këtë vëllim poetik mban mjaft tema të bukura e të larmishme dhe të ngjallë kureshtjen që t’i lexosh e të meditosh me vehten pasi tek secila poezi gjen një pjesë të shpirtit poetes, por gjithësia i ka përjetuar ndjenjat e tilla e kryesisht ato atdhetare ndaj po sjell disa nga temat kryesore të vëllimit, megjithëse paksa e vështirë që të mund të veçosh ndonjërën e kështu që interesantja mbetet malli.
– MALLË PËR PRIZRENIN
– VELLO NUSËRIE
– FLAMURI KUQ E ZI ANTIGONA FAZLIUT
– JEPMA SHPIRTIN
– LEGJENDARI I RUGOVËS
– ASGJË MË SHUMË
– GJUHËS SHQIPE I KËNDOJ
– MBRETËRESHA NËNA IME
– TRIMËRISË SONTE DO I SHKRUAJ
– TË JESH I VETMUAR
– SONTE ME NATËN
– FATKEQËSISHT ËNDËRR e plot tema të bukura me brendi tejet interesante që të magjepsin nga magjia e fjalës.
– Me trena malli më vjedh orë e çast
– Nëpër vegime s’di nga më çon
– shpesh’herë zihemi e herë vëmë bast
– Por prapëseprapë ai më mashtron
Poetja nuk ndjehet rehat pasi vargjet tregojnë se asaj i vjedhin rehatinë dhe me veten ajo zë e vë bast dhe sërish malli e mund.
Me mëndje sodit çdo cep e skaj të Prizrenit dhe freskohet mbi Shatervan me ujin e bardhë të bjeshkëve dhe kafen e shijon hijeve të blirëve të vjetër dhe njësh bëhet me mallin dhe imagjinatën.
Madhështore duken vargjet e poezisë pasi autorja sjell imazhe mahnitëse mbështjell në varg. Kujtimet ndizen flakë e malli pikon si shiu nën strehë në kohë vjeshte dhe dhimbjen e shkakton e ndjen deri në përvëlim.
– Mëngjeset shpesh na gjejnë zgjuar
– Pa i vënë natës as gjumë në sy
– Me shpirtin tonë afshë trazuar
– Shkruajmë mbi varg lirikë për ty
– Dhe ditës mallshëm ia numërojmë
– Flatrat po ikin dielli e zbret
– Mbi to i nisin ëndërrat vegimet mallet
– Dhe gdhendim fjalën shpirtin shërojmë
Kështu që netët e poetes kalojnë dyndshëm siç bie dëbora e shpirti ia ndjen ftohtësinë e kohës, tek ikin stinët e numërojnë edhe vitet ikin një e nga një më fjalën e vargut, shpirtin shëroi kësaj largësie e mallit që djeg.
Vargjet e kësaj poezie i ndjen thellë në shpirt ndonëse kjo poezi mban dhe titullin e librit por, malli duket zhytur deri në asfiksi.
Vërtetë poetja sjell vargjet e ndjera thellë në shpirt por kushdo nga ne e ndjen veten brenda atyre vargjeve dhe ka përzgjedhur me kujdes metaforat e formulon vargjet ama përkon ndjeshëm me emocionet.
Thellësi e mendimit, fuqia e fjalës e diapazoni i njohurive në fjalorin e përdorur dhe histori e ngjarje të magjepsin e botën plot shtigje ta hapin para syve.
• Një tjetër poezi mbresëlënëse është ajo për Nënën e saj, mbretëreshën e botës.
– Ah moj nënë largësinë po vuaj
– Unë këtë dhimbje në varg po shkruaj
– Me fjalë shpirti për ty moj nënë
– Vajza jote nga larg do të urojë
– Në lumturi jeta të shkojë
Poezi plot dhimbje, dashuri, mallë e ndjenjë.
I lutet që hallall t’ju bëjë mungesën, ndonëse më shpirt e zemër gjendet pranë, ndaj urimet i rrjedhin si uji i burimit.
Kënaqësia të lexosh vargjet është dyfish.
Ajo sikur i ka vizatuar më Penë ndjenjat e shpirtit e sjell si mozaik këngësh në pentagramin e kohës dhe duket së rrugën e qumështit e kanë përshkruar yjet e shumtë të galaktikës e vijnë si margaritarë në duart e lexuesve tek ndriçojnë errësirën e piskun e natës e dominon vlera a dashuria e madhe e njeriut më të shtrenjtë në botë siç është nëna, ama përcjellë mjaft mesazhe përmes imazheve lënduese e cila të pushton më ndjenjën që përcjell fjala ndër vargje më mjeshtrinë e saj dhe duket sheshazi së poetja e ka përsosur nga vëllimi në vëllim ndaj dhe ndezë një lloj ndjeshmërie dhe bëhet imazh i botës së brendshme të saj që prin për dashuri dhe ndjenjë ndaj nënës.
– Në mërgim unë sot jetoj
– Gjuhën e nënës dashuroj
– Në gjuhën Shqipe ia them këngës
– Në të ëmblën gjuhë të nënës
Ndonëse në poezitë e mëparshme poetja dukej mjaft e brishtë e hera- herë edhe trishtohej e klithte mbi dengjet e mallit, ama kësaj herë vjen aq e lumtur e vitale plot hare e begati për shqipen e bukur të ëmbël e më të pasur në botë dhe vjen më finesat e saj dhe kjo poezi flet sa njëmijë fjalë pasi dashuria e autores nuk njeh kufinj.
Shpresa banon në Izmir të Turqisë më shumë dekada dhe flet përmes peripecive të shumta e vështirësive të pafundme ama shpirti ia dashuron shqipen e bukur dhe akoma më atraktive e bën përmes imazheve dhe mesazheve që përcjell aq këndshëm pasi fjalët dalin nga guvat e shpirtit e nguliten thellë në mendjet e lexuesve dhe akoma më pranë gjendet tek lexuesit mërgimtarë.
Autorja shpirtërisht proteston përmes artit me tërësinë e kapacitetit ndaj fjala bëhet gjithnjë e më interesante pasi informacionin e përcjell në kohë reale, si pikë motivimi e përkushtimi ndaj gjuhës bukur shqipe dhe gjendet aq e sistemuar në relievin e shpirtit poetik me një hartë gjeografike të largët por dhe aq të kryqëzuar siç është Turqi- Kosovë.
Etja e dashuria për poezinë shqipe thotë Shpresa nuk mund të kenë kurrë të shuar, aty gjen gëzimin e ngazëllimin, shpresën e besimin, lumturi e harmoni, dritë e virtyt.
Situata të ndryshme e cilësi të kënaqshme autorja Shpresa Zurnaci Gashi i ka vargëzuar me majën e Penës, qofshin shpresë- dhënëse apo jo.
Lexuesit ajo, i sjell perlat e shpirtit të saj të brishtë e të fortë, të zhgënjyer dhe dashuruar, vaj e gëzim e gjithçka që i buron shpirti përmes fjalës e transmeton tek lexuesit duke krijuar dhe revolucionin e saj të brendshëm e duke krijuar përfundimisht profilin e saj poetik.
Ky vëllim është mjaft i arrirë dhe plot muzikalitet e larmi tek ndriçon krejt skutat e shpirtit dhe letersinë poashtu, e ndez shkëndijat e shpresës përmes vargut poetik të shkruara nga pjalmi i shpirtit dhe galeria që ajo zotëton.
Urat lidhëse me Atdheun e dashur Kosovën e konstituon shpirtëtisht poet- lexues tek ndjen thellësisht emocionin dhe shndrit si dritë shprese për universin.
Urimet më të mira e të sinqerta për autoren dhe poeten kombëtare Shpresa Zurnaci Gashi.
Suksese e udhë e mbarë librit.
Lezhë 19 January 2023

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.