Qeveria aktuale  e  Albin Kurtit me përkushtim   e bashkëpunim me Mërgatën Shqiptare!

0
100

Shkruan Asllan Dibrani Asllan Dibrani: Një fundjavë në mesin e monumenteve ...

Në gjithë  Kosovën  janë organizuar manifestime te ndryshme  për t`u dëshiruar mirëseardhje mërgimtarëve që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të botës, që kanë ardhur në vendlindje për të shuar mallin me familjet dhe të afërmit e tyre. Roli i mërgatës shqiptare për trojet shqiptare ka qenë dhe ka mbetur shumë i fuqishëm gjithmonë , gjithçka që e kanë bërë e ka bërë në emër të përkushtimit për atdheun.

Mërgimtarët shqiptare në diaspora luajti rol me rëndësi në të gjitha periudhat e rëndësishme të historisë!Synimi i këtyre takimeve është   bashkërendimi i aktiviteteve për ruajtjen e identitetit dhe organizimit të mirëfilltë diasporës shqiptare. Diaspora ta ndihmojmë vendlindjen në të gjitha sferat,ku ka nevojë si dhe t´i koordinojmë takimet tona në mërgim me bashkëvendësit më vendlindje.  Mërgimtarët shqiptare në diaspora luajti rol me rëndësi në të gjitha periudhat e rëndësishme të historisë. Edhe tash e tutje ne diaspora shqiptarë duhet ta luajë rolin që i takon për t’u bërë një krah i fortë i çështjes sonë kombëtare edhe në fushën ekonomike.T’i  rikujtojmë opinionit se diskriminimi qe iu bë shqiptarëve  nga ish pushtimi serb-sllav  në Kosovë pa dallim u detyruan të emigrojnë me miliona njerëz në tërë boten . Ata dolën te përndjekur  ,te leckosur e te diskriminuar. Ata iu kthyen bumerang ish Jugosllavisë  me aktivitete të mëdha  politike.Ata  nga punëtor  krahu edhe me çekan në dorë sot u shndërruan  në biznesmen, intelektual ,ekspert të  gjitha fushave te ndryshme, qe kanë bërë  emër në politikë, arsim , letërsi, sport, art figurativ, mjekësi, muzikë, teknologji, ekonomi etj.   Mërgata shqiptare, është strumbullari i lëvizjeve kombëtare për liri, pavarësi, identitet dhe mirëqenie të shqiptarëve!Ata sot kane  hapur biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha, që udhëheqin në ekonomi, administrata e fusha tjera të rëndësishme  ne shtetet  ndryshme  të botës. Mërgata shqiptare, është strumbullari i lëvizjeve kombëtare për liri, pavarësi, identitet dhe mirëqenie të shqiptarëve, që përfundoi me Pavarësinë e shtetit shqiptar para 100 vjetësh. Ajo u bë prapë faktori vendimtar i lëvizjeve liridashëse për pavarësinë e dytë-Pavarësinë e shtetit të Kosovë.Qeveria aktuale  e Albin Kurtit është joshëse  dhe  tërheqëse  për Mërgatën Shqiptare!    Pas shume  vitesh  përbuzje ,anashkalim ofendime  dhe nënçmime nga qeveritë paraprake, Qeveria aktuale  e Albin Kurtit është joshëse  dhe  tërheqëse  me sinjale te ngrohta  qe t’i  afrohen atëdheut kontribute te mëtutjeshme  në fushën ekonomike nga Mërgata.Janë hapur fonde  te ndryshme  te Mërgatës u shndërruan në institucione të pazëvendësueshme për financimin e shtetit  ne zhvillimin ekonomik.  Tërë angazhimin e tyre e bënë kryesisht mbi baza vullnetare si dhe me shpenzime personale, por presim dhe sugjerojmë qe tani  e tutje këto iniciativa te mos mbesin personale, por te përligjen dhe te kthehen ne organizim kolektiv e institucional  në mbrojtjen  e kapitalit të tyre me ligj.Fluksi i mërgatës drejt atdheut  institucionet e Kosovës i gjeti  me gatishmëri!Ne saje te këtyre aktiviteteve  fluksi i mërgatës drejt atdheut , institucionet e Kosovës i gjeti  me gatishmëri për ti pritur  dhe uruar mirëseardhje , në tubime anembanë Kosovës  duku u takuar me ta .Duke biseduar  dhe shkëmbyer ide  e projekte të  reja .Një  tubim  i tille u organizuar këto ditë edhe në Prishtinë  në kuadrin  Karvani i Diasporës 2022” Organizator të këtij tubimi ishin  Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla së bashku me ministren Alblulena Haxhiu dhe ministrin Elbert Krasniqi.Një zëri Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla së bashku me ministren Alblulena Haxhiu dhe ministrin Elbert Krasniqit,theksoi se mërgata e ka dëshmuar vazhdimisht dashurinë dhe përkushtimin për vendin, së fundmi me përfshirjen e tyre në ndryshimin e madh të qeverisjes, dhe po ashtu vullnetin e shprehur që përkundër krizave globale kur godasin ato, mërgata kontribuon që ekonomia e vendit të gjallërojë në vazhdimësi.Ata përmendën  edhe faktin që gjatë qeverisjes aktuale Ministria e Drejtësisë po angazhohet në reformimin e thellë të sistemit të drejtësisë, po edhe në favorizimin  e investimeve nga Mërgata.Shumë aktivitete të organizuara nga institucionet për mërgatën, si Karvani i diasporës u bënë takimet në Kuvend, takimet nëpër ministri e mjedise publike, takimet në ngjarje kulturore koncerte  etj.     As kryeministri Albin Kurti përkundër një agjende  të ngjeshur ndërkombëtare  e posaçërisht edhe për Kosovën ,ai gjeti kohen t’i takoj mërgimtarët  t’u uroj mirëseardhje  me sugjerime bashkëpunimi. “Në fund, takimi u shoqërua me një koktej për të bashkëbiseduar më shumë me njëri-tjetrin.Të pranishmit nga mërgata vizituan edhe zyrat e Ministrisë së Drejtësisë dhe ambientet ku punon kabineti i Ministres. Përbuzjet, ofendimet dhe anashkalimi i Mërgatës  shqiptare nga qeveritë paraprake ,  po shndërrohen në dashuri  e bashkëpunim me qeverinë aktuale të Albin Kurtiti!

 

 

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.